Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ditën e sotme, ka mbajtur një fjalim përpara mbështetësve të kësaj partie, duke vënë theksin te misioni i saj edhe pse është jashtë parlamentit.
Blushi iu tha atyre se LIBRA, krejt ndryshe nga partitë e tjera, nuk është bazuar mbi interesin, as mbi nevojë pronësie, as për të shfrytëzuar shtetin dhe as për të kapur financat publike, por mbi një ideal.
Si sot një vit më parë doli në arenën politike partia e re e drejtuar nga Ben Blushi. LIBRA ishte partia e cila gjeti mbështetjen edhe të ish-deputetes së PS-së, Mimoza Hafizi e shumë personaliteteve të tjera, por që nuk arriti të bëhej pjesë e Parlamentit.