Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë dimë deri më tani për akuzat për tjetërsim pronash nga Alket Hyseni?

2018/03/26 at 4:43 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë dimë deri më tani për akuzat për tjetërsim pronash nga Alket Hyseni?

Deputeti socialist Alket Hyseni është akuzuar publikisht për vjedhjen e 11 mijë metra katrorëve tokë në Dhërmi, nga familja Bua.


Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, më 22 mars, Irini Bua akuzoi Zotin Hyseni për tjetërsim të pronës së familjes së saj, përmes falsifikimit të dokumenteve.

Çfarë dimë deri më tani për këtë ngjarje, bazuar në denoncimin e Irini Buas?

Irini Bua, 64 vjeç, tregoi se toka prej 11 mijë metrash katrorë është përfituar me ligjin 7501.

Sipas zonjës Bua, për këto pronë, e cila ndodhet buzë detit në Dhërmi, ka pasur konflikt brenda familjes Bua.

Në vitin 2015, Gjykata e Vlorës pranoi kërkesën e familjes së Irini Buas, për sigurimin e padisë dhe pezullimin e çdo veprimi mbi pronën deri sa çështja gjyqësore të zgjidhet në mënyrë përfundimtare, vendim ky që është akoma në fuqi.

Më pas në vitin 2016, Stefo Bua, kunati i zonjës Irini, ja ka shitur tokën Ilia Takës me dokumente të falsifikuara, megjithëse për pronësinë e tokës vazhdonin ende proceset gjyqësore.

Ilia Taka, më pas ja ka shitur tokën deputetit socialist Alket Hyseni. Alket Hyseni ka drejtuar Task Forcën e ngritur nga Kryeministri Rama  “Për pronat e paluajtshme shtetërore”, krijuar në 2015 për të evidentuar pronat e tjetërsuara në bregdet.

Sipas Zonjës Bua, Ilia Taka është arrestuar në shkurt 2017 për falsifikim dokumentesh, por nga deklarata e zonjës nuk kuptohet nëse Ilia Taka është arrestuar për këtë rast apo jo.

Më pas, Alket Hyseni ka bërë marrëveshje me Mirela Papulin dhe Artur Dumin, për të ndërtuar në këtë tokë, që fillimisht ka qenë e regjistruar si tokë bujqësore, jo si truall për ndërtim.

Kryeministri Rama, në vitin 2017, ka dhënë leje për ndërtimin e një kompleksi turistik në këtë tokë, mbi të cilën ka ende masë sigurie nga gjykata e rrethit Vlorë.

Sipas legjendës së punimeve, vendosur në sheshin e ndërtimit, Zhvillues të punimeve janë Artan Dumi dhe Mirela Papuli, ndërsa shoqëria ndërtuese është HALISOF, në pronësi të Klaudio Rikos. Punimet kanë filluar në qershor 2017 dhe duhet të mbarojnë pas 36 muajsh.

Pas denoncimit publik të Zonjës Bua, më 23 mars deputeti Hyseni mohoi akuzat duke i quajtur ato të montuara nga opozita. Sot kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, i ka kërkuar deputetit Hyseni të bëjë sqarim publik për akuzat ndaj tij.

Deri më tani prokuroria nuk ka reaguar nëse ka nisur hetimet për këtë rast apo jo.

 

 



Ju sugjerojmë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri
Aktualitet

Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri

4 Dhjetor, 2025 1:26 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

4 Dhjetor, 2025 8:58 am
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Aktualitet

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

3 Dhjetor, 2025 4:47 pm
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

3 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
Aktualitet

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

3 Dhjetor, 2025 10:17 am
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Para
Njihni vetëm Robertin dhe Patrisin, por nuk keni parë sa simpatik është vëllai i tretë

Njihni vetëm Robertin dhe Patrisin, por nuk keni parë sa simpatik është vëllai i tretë

I japin fund martesës tre vjeçare, këngëtari i njohur ndahet nga bashkëshortja

I japin fund martesës tre vjeçare, këngëtari i njohur ndahet nga bashkëshortja

Miqësorja Shqipëri-Norvegji/ Policia ‘rrethon’ stadiumin ‘Elbasan Arena’

Miqësorja Shqipëri-Norvegji/ Policia ‘rrethon’ stadiumin ‘Elbasan Arena’
















TE FUNDIT

“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës

“Diktatura e Ramës, njësoj si e Maduros”, Berisha: Mbështeten te fuqia e drogës
5 Dhjetor, 2025

“Diktatura autoritare e Edi Ramës është njësoj si ajo e Maduros në Venezuelë, pasi të dyja mbështeten te fuqia e...

Lexo më shumë

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
5 Dhjetor, 2025

Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen "Veliaj". Seanca e radhës do të mbahet më 12 dhjetor. Nga të pandehurit, ka...

Lexo më shumë

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
5 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot në në aktivitetin “Për ty natyrë”, një takim për prioritetet e...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Shkodër

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
5 Dhjetor, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër. Aksidenti ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com