Aktualitet

”Çfarë di ti rrugaç,vagabond”,Meta sulmon Ramën:Para meje sillesh si lepur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 22/04/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në një  konferencë të jashtëzakonshme, teksa i është drejtuar me një gjuhë të ashpër kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij Meta ka përciell mesazhin që “nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve”.

Ti që i dike të gjitha për Ilir Metën. Çfarë di ti more rrugaç, more vagabond, ti para Ilir Metës sillesh si lepur e para kriminelëve e horrave”, tha kreu i shtetit.

Ndër të tjera Presidenti Meta nuk harroi të bënte dhe një apel për diplomatët e huaj në vendin tonë.

I bëj thirrje ndërkombëtarëve të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë. Nëse s’do kishin pranuar e toleruar shkeljen e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit situata do kishte qenë shumë më e mirë prej kohësh.

Nëse atë ditë kur vagabondi i bashkisë Tiranë porositi të ushtrohet dhunë në prezencë të presidentit në një subjekt politik s;do kishte ndodhur plagosja në Kavajë.

Nëse do kishin reaguar pas plagosjes në Kavajë s’do kishte ndodhur as vrasja dje”, tha Meta.

Gjithashtu kreu i shtetit paralajmëroi së do çojë letra denoncuese në Polici për Durrësin, Vlorën dhe Elbasanin.

I bëj thirje Ardi Veliut ta marrë seriozisht këtë situatë, s’të mbron dot Rama ty se Rama nuk mbron dot veten, do përpiqet të shpëtojë me rrethana lehtësuese, do thotë çfaj kam unë që isha i cmendur do thotë vetë më zgjodhët.

Do ketë ligj special për cdo njeri, s’do puthë më në administratë, cdo letër do hapet.

Lufta kundër korrupsiinit do jetë e pamëshirshme, kundër krimit do jetë e frikshme do shkojë aty ku nuk i ka vajtur mendja njeriut. Sot e nesër do i coj policisë letra për Durrësin, Vlorën, Elbasanin, i porosis kandidatët e opozitës të jenë shumë të kujdesshëm nga provokimet. E ftoj Ramën të reflektojë sa nuk është vonë”.

Ndër të tjera Meta është shprehur se nëse Rama ka kundërstime për akuzat që vetë Presidenti i ka bërë, atëherë të përballen në një studio televizive dhe të argumentojnë mendimet e tyre.

Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. O karagjoz, por e di gjithë bota që ato 140 vota i bëri Ilir Meta dhe e di gjithë bota lojërat që bëre ti me ca vagabondë dhe u detyrua Ilir Meta t’ju thërrasë të gjithëve aty, ti nuk erdhe dhe u detyrove të japësh votat siç i dhe. E bërë atë që ke bërë, merr drejtësinë ti, por s’ka gjë, ne kemi ligjet e tua për OFL dhe policinë e shtetit dhe asgjë nuk do të preket. Do ta luftojmë korrupsionin, do t’ja shkulim dhembët dhe dhëmballët korrupsionit dhe krimit të organizuar, të jesh i qetë për këtë. Dhe nëse nuk janë të vërteta këto, hajde ti para gazetarëve ose hajde në studio dhe unë iki që sot. Ky është burimi i ankthi tënde”, the ndër të tjera Meta./Opinion.al

Pas