Ilir Meta është kapur këtë mbrëmje në një restorant në Kosovë. Sipas Zëri. Info, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë është takuar në këtë restorant me kryetarin e kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ku edhe pse nuk u prononcuan lidhur mbi atë çka u bisedua në takim, besohet se takimi ka pasur në fokus zhvillimet e fundit në Kosovë. Më herët thuhet se Ilir Meta ka qenë edhe në Gllogjan, në Kullën e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Çka të japin idenë se Ilir Meta po kërkon të bëhet faktor paqtimi midis pozitës dhe opozitës në Kosovë.