Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë barnash duhet të merrni me vete, kur shkoni me pushime?

2018/08/04 at 3:12 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë barnash duhet të merrni me vete, kur shkoni me pushime?

Një bar kundër dhimbjes, një antiinflamator, një kortizonik, një antibiotik me spektër të gjerë, një prokinetik, një antidiarreik dhe një paketë urgjence.


Këto janë disa nga produktet që nuk duhet të mungojnë në “farmacinë” që do të merrni me vete në udhëtim, sipas udhëzimeve të Shoqatës Italiane të Farmakologjisë (SIF), e cila ka hartuar një doracak të shkurtër ku merret parasysh destinacioni i pushimeve, temperaturat, çdo sëmundje kronike dhe prania ose mungesa e fëmijëve.

Para se të niseni për pushime dhe të futni barnat në valixhe, saktëson SIF-i, është mirë mbi të gjitha t’i bëni vetes disa pyetje: Do të shkojmë në një vend të nxehtë? Do të kemi fëmijë me vete? Në verë, më tej, duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje zgjedhjes së përgatitjeve farmaceutike (pomada, tableta, shurup, pika etj.) që do të marrim me vete dhe mënyrës së duhur të konservimit.

Këshilla të përgjithshme:

1. Bari duhet ruajtur gjithmonë në një vend të freskët dhe të thatë, në temperatura jo më të larta se 24°C.

2. Duhen parapëlqyer formulimet solide më tepër sesa ato të lëngshme, pasi janë më pak të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.

3. Nëse udhëtojmë me makinë, barnat duhen transportuar në ambientin më të ftohtë. Nëse udhëtojmë me avion, është mirë të mbahen në bagazhet e dorës: në stivat e avionëve, temperatura zbret edhe shumë gradë nën zero.

4. Nëse jeni në terapi me barna jetëshpëtuese, kini parasysh të mbani me vete edhe përshkrimin e mjekut.

5. Mos e zëvendësoni kurrë ambalazhimin origjinal të barit, pasi ai ka emrin, datën e skadencës dhe fletën udhëzuese, të nevojshme nëse haset ndonjë problem ose nëse do të duhet t’ju ndihmojë dikush tjetër që nuk ju njeh dhe që nuk e ka përgatitjen e duhur mjekësore.

6. Kontrolloni gjithnjë fletën udhëzuese të barit, pasi disa barna mund të shkaktojnë reaksione për shkak të ndjeshmërisë ndaj rrezeve (nëse i përdorni dhe, më tej, ekspozoheni në diell mund të keni efekte të padëshiruara) që mund të paraqiten si dermatite, ekzema dhe manifestime të tjera në lëkurë.

7. Mos i ruani barnat në një mjedis të lagësht: lagështia mund të ndryshojë përbërjen e tabletave dhe të leukoplasteve

8. Ruajini në frigorifer shurupet dhe barnat e tjera të lëngshme.

Nëse keni fëmijë:

Nëse udhëtoni me fëmijë në një zonë ku do ta keni të vështirë të gjeni barna, është mirë që para se të niseni, të konsultoheni me një pediatër se çfarë duhet të merrni me vete, në bazë të nevojave të fëmijës. Nëse nuk do ta bëni këtë, ja cilat janë barnat që mund t’ju hyjnë në punë:

1. Një bar kundër dhimbjes, siç është për shembull paracetamoli (që përdoret edhe për fëmijët).

2. Një antiinflamator, siç është ibuprofeni.

3. Një bar për trajtimin e kinetozave (si për shembull, kur e zë makina, etj.)

4. Një kortizonik i injektueshëm, i nevojshëm në raste alergjish.

5. Një antibiotik me spektër të gjerë që merret nga goja. Nëse udhëtojmë me fëmijë, duhet të merret edhe në formulim pediatrik.

6. Pomada me bazë kortizoni dhe antihistaminikë, që mund të jenë të nevojshme në rastet e pickimeve nga insektet, eritemave solare ose kontakteve me meduzat (që përdoren edhe për fëmijët).

7. Një bar për hiperaciditetin gastrik ose një prokinetik.

8. Një antidiarreik dhe një antiemetik. Nëse udhëtohet me një fëmijë, mund të jetë i nevojshëm edhe një solucion rehidratues oral, që mund ta ndihmojë të voglin të rikuperojë kripërat minerale të humbura me të vjellat ose me diarrenë.

9. Një paketë të vogël urgjence: Dezinfektues, garza sterile dhe leukoplaste.

farmacist33.al

Etiketa: keshillashendeti


Ju sugjerojmë

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Para
Foto/Shihni pamjet tmerruese të zjarrit në Kaliforni nga hapësira

Foto/Shihni pamjet tmerruese të zjarrit në Kaliforni nga hapësira

Shqipëri-Izrael, FSHF nxjerr në shitje biletat, ja sa do kushtojnë

Shqipëri-Izrael, FSHF nxjerr në shitje biletat, ja sa do kushtojnë

Kërcenohet me jetë Rudina Xhunga, “e denoncova biznesmenin sepse ai e mban fjalën”

Kërcenohet me jetë Rudina Xhunga, “e denoncova biznesmenin sepse ai e mban fjalën”
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
5 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër...

Lexo më shumë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Shtator, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4....

Lexo më shumë

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
5 Shtator, 2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi...

Lexo më shumë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com