Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështje “jete a vdekje”: Gjermania kërkon dhurues organesh

2018/01/29 at 2:42 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Çështje “jete a vdekje”: Gjermania kërkon dhurues organesh

Gjermania vuan mungesën e dhurimit të organeve. Për shkak të kësaj mungese, gjermanët kërkojnë zgjidhje tek shkëmbimi i organeve me vende të tjera, si për shembull me Kroacinë.


Ka qenë një ditë vjeshte, të cilën Jasmin Redzepagic nuk do ta harrojë kurrë. Dita kur humbi babanë: “Hemoragji cerebrale. Gjithçka ndodhi shpejt, ai ishte vetëm 65 vjeç. Ka qenë një shok për familjen tonë, na goditi kaq papritur, si rrufe në qiell të hapur.”

Në kohën që familja e Jasminit mbante zi, erdhi një telefonatë nga spitali i Zagrebit, ku po trajtohej babai i tij. Mjekët pyetën, nëse mund t’i merrnin organet e shëndetshme të babait. Babai i tij ndodhej në listën e personave të mundshëm për dhurim organesh. Familja kërkoi të mendohej pak, por në fund vendosi për po. “Prindërit tanë kanë qenë të mendimit, se është më mirë të shpëtosh jetën e njerëzve të tjerë, se sa të lihen të humbin organet. Të gjithë në familjen tonë janë në listën për dhurimin e organeve, kemi folur shpesh për këtë.”

Gadishmëri për dhurim në Kroaci

Familja e Jasminit nuk është rast i veçuar. Në një kohë që në Gjermani numri potencial i organdhuruesve ulet ndjeshëm, në mesin e qytetarëve kroatë kjo gadishmëri rritet. Nga kjo përfitojnë edhe pacientët gjermanë, sipas Nicola Zgrablic, president i Rrjetit Kroat të të Organdhuruesve”, (HDM). “Në vitin 2016 kishim 132 organdhurues në Kroaci, të cilëve u janë marrë vërtet organe. Kemi kështu 30 dhurime organesh për 1 milionë vetë, me këtë Kroacia është vendi më i suksesshëm mes tetë vendeve brenda fondacionit Eurotransplant, përgjegjës për shpërndarjen e organave në 8 vende europiane.”
Në Kroaci praktikohet një rrugë tjetër. Çdo qytetar që nuk e ka kundërshtuar shprehimisht në kohën kur jeton dhurimin e organeve kthehet teorikisht në organdhurues pas vdekjes. Në Gjermani praktikohet vendimi eksplicit për dhurimin. Çdo qytetar nga mosha 16 vjeç kërkohet të japë një deklaratë për dhurimin e organeve.

Me 9,3 dhurues për 1 milionë banorë, Gjermania bën pjesë në vendet që kanë numrin më të pakët të organdhuruesve mes vendeve europiane. Spanja kryeson listën dhe njoftoi në vitin 2017 se në këtë vend ka 46,9 dhurues për 1 milionë banorë. “Kroacia ka marrë modelin spanjoll. E rëndësishme është që të ngarkuarit për transplantimin, pra personat kyç në sistemin e dhurimit të organeve janë të gjithë mjekë në spitale”, thotë Dr. Zgrablic për Deutsche Welle. Pra mjekët punojnë aty ku merret vendimi dhe mund t’i dallojnë dhuruesit potencialë, të trajnojnë personelin dhe të bisedojnë me të afërmit.
“Dhurimi i organeve është akt human dhe dinjitoz. Por nuk duhet harruar se pas tij ka një tragjedi, humbja e një anëtari të familjes. Nuk është një akt burokratik, por një çështje morali, ka nevojë për mbështetje dhe ndjeshmëri të personelit mjekësor. Kjo na ndihmoi ne në orët e vështira”, thotë Jasmin Redzepagic. Marrja e organeve të babait të tij u krye brenda një nate. Jasmin thotë, se pas humbjes së tij të papritur na mbeti një ndjesi se kishim bërë diçka të mirë.”

Gjermania përfiton nga vendet e tjera

Gjermania përfiton nga gatishmëria për të dhuruar e vendeve të tjera. Organe si zemra, mëlçia dhe veshkat kanë ardhur për shoqatës Eurotransplant edhe në klinikat gjermane. Rreth 200 organe nga Belgjika, Kroacia, Hungaria, Austria dhe Sllovenia kanë ardhur në këtë formë në Gjermani. Por në të gijthë Gjermaninë ende pret një listë e gjatë pacientësh të sëmurë rëndë për transplantim organesh, sipas Fondacionit Gjerman të Tranplantimit të Organeve. Përditë tre vetë humbasin jetën, sepse nuk sigurohen dot organet për transplantim.
/DW

Etiketa: dhurim organegjermani


Ju sugjerojmë

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
Bota

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

5 Shtator, 2025 7:29 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza
Bota

Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza

5 Shtator, 2025 5:02 pm
Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona
Bota

Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona

5 Shtator, 2025 4:47 pm
Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës
Bota

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

5 Shtator, 2025 3:44 pm
Para
Historia/ Bëj seks me njerkën sapo babai ikën në punë

Historia/ Bëj seks me njerkën sapo babai ikën në punë

Video/ Digjet supermarketi në Durrës, e dyshuar një vajzë 11 vjeçe

Video/ Digjet supermarketi në Durrës, e dyshuar një vajzë 11 vjeçe

Rama ironizon Donald Lu-në: Përmende emrat, por jo shefin

Luan Rama: Skandal, arratisja nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
5 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër...

Lexo më shumë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Shtator, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4....

Lexo më shumë

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
5 Shtator, 2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi...

Lexo më shumë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com