Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cështja Tahiri/ Prokuroria në alarm: Anëtarët e Komisionit të Mandateve po nxjerrin …..

2017/10/21 at 9:57 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Cështja Tahiri/ Prokuroria në alarm: Anëtarët e Komisionit të Mandateve po nxjerrin …..

Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur në një deklaratë të minutave të fundit se të dhëna hetimore sekrete që duhet të ruheshin nga anëtarët e Komisionit të Mandateve, janë bërë publike së fundmi, edhe pse këta anëtarë janë betuar që këto të dhëna nuk duhet të kalojnë pragun e sallës ku u diskutuan në mbledhje me dyer të mbyllura. Më poshtë deklarata e plotë e Prokurorisë së Krimeve të Renda

Deklaratë

Në vijim, po Ju përcjell një deklaratë të Prokurorisë për Krime të Rënda

Prokuroria për Krime të Rënda konstaton me shqetësim se, prova dhe fakte të paraqitura prej saj në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, në Kuvendin e Shqipërisë, janë bërë dhe po vijojnë të bëhen publike.

Rasti me flagrant është shënuar ditën e sotme (e Shtunë), kur, nga brenda Këshillit, gjatë paraqitjes së provave në seancë me dyer të mbyllura, janë publikuar të dhëna të cilat, jo vetëm cënojnë hetimin, por edhe vënë në rrezik serioz persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Prokuroria për Krime të Renda rikujton se, në seancat në Kuvendin e Shqipërisë, janë shqyrtuar të dhëna hetimore për një grup të strukturar kriminal, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

Disa nga personat në hetim janë në kërkim. Ata qëndrojnë të fshehur dhe rezulton se ende nuk ka asnjë rezultat për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, e për këtë arsye, ata përbëjnë rrezik serioz për jetën e personave që kanë dijeni për veprën penale.

Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Besim Hajdarmataj, tërhoqi vëmendjen e Këshillit për të ruajtur sekretin e të dhënave hetimore.

Por, pavarësisht se materialet, të konsideruara sekret hetimor u paraqitën pas nënshkrimit të deklaratës përkatese për “ruajtjen e sekretit hetimor” nga ana e anëtarëve të Këshillit, sërish rezulton se të dhëna të ndryshme janë bërë publike. Është e rëndësishme të theksohet se nxjerrja e sekretit hetimor përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas parashikimeve ligjore.

Përfaqësues të Prokurorisë për Krime të Rënda, në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionit, u paraqitën para Keshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, duke prezantuar qëndrim korrekt, procedurial dhe institucional.

Por, konstatohet se publikimi i të dhënave “sekret”, sidomos mbi ekzistencën e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, cënon rënde të gjithë procesin hetimor që është në vijim, si edhe intimidon e cënon integritetin fizik të këtyre personave.

Etiketa: prokuroria e krimeve te rendaSekreti hetimor

Ju sugjerojmë

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani
Rajoni

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani

3 Gusht, 2025 2:21 pm
Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor
Bota

Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor

3 Gusht, 2025 2:15 pm
Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve
Bota

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

3 Gusht, 2025 1:44 pm
Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..
Aktualitet

Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..

3 Gusht, 2025 1:33 pm
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

Publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Ecim!

3 Gusht, 2025 1:14 pm
Faturë për çdo produkt blegtoral e bujqësor/ Malaj: Garantojmë sigurinë ushqimore
Aktualitet

Formalizimi për produktet bujqësore-blegtorale/ Malaj: 103 ton mallra të bllokuara

3 Gusht, 2025 1:04 pm
Pallatet s’janë më “pa zot”, çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë
Aktualitet

Pallatet s’janë më “pa zot”, çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

3 Gusht, 2025 12:39 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Tiranë, plagosja e 28 vjeçarit te Fresku/Shpallet në kërkim autori. Arrestohet dhe..

3 Gusht, 2025 12:19 pm
Vlorë/ Sherri me thika në zonën e Ujit të Ftohtë, policia arreston 32 vjeçarin
Aktualitet

Vlorë/ Sherri me thika në zonën e Ujit të Ftohtë, policia arreston 32 vjeçarin

3 Gusht, 2025 12:09 pm
Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet shqiptari
Aktualitet

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet shqiptari

3 Gusht, 2025 12:01 pm
Para
Berisha: Habilajt i blenë Saimirit 5 mijë euro syze

Berisha: Habilajt i blenë Saimirit 5 mijë euro syze

Fotolajm/ Ja si duket Floriana Garo në muajt e parë të shtatzanisë

Fotolajm/ Ja si duket Floriana Garo në muajt e parë të shtatzanisë

Ermali ironizon ikjen e Rashelit: Iku për tu bërë më shumë ….

Ermali ironizon ikjen e Rashelit: Iku për tu bërë më shumë ....

TE FUNDIT

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani
3 Gusht, 2025

Përsëriten sërish skenarët me koret me gjuhë urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit Maqedoni e...

Lexo më shumë

Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor

Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor
3 Gusht, 2025

Policia do t’i vazhdojë përkohësisht kontrollet kufitare me Gjermaninë deri më 4 tetor, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm...

Lexo më shumë

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve
3 Gusht, 2025

Një deputet ukrainas dhe zyrtarë tjerë janë arrestuar pasi agjencitë shtetërore kundër korrupsionit kanë zbuluar atë që e kanë quajtur...

Lexo më shumë

Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..

Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..
3 Gusht, 2025

Sot është dita e fundit e raundit të parë për të gjithë maturantët që duan të vijojnë studimet e larta,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com