Artan Habilaj është vëllai i madh i dy vëllezërve, Moisi dhe Florian Habilaj, njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim si pjesë e grupit të strukturuar kriminal i trafikut të drogës. Ai ka dhënë një interviste dy vite më parë kur akuzohej nga Berisha. Kjo interviste është ritransmetuar mbrëmë në Opinion. Gazetari e ka pyetur edhe nje skaf që thuhej se ishte i Tahirit por përdorej nga Habilajt. Ai e mohon kategorikisht këtë fakt.
Pyetje: Flitet për një gomone në pronësi të Ministrit brenda një baze policie në zonën e Radhimës?
Habilaj: Nëse të gjitha ato që janë thënë kanë qenë ëndrra kjo e fundit është ëndërr me sy hapur e opozitës. S’kam pasur skaf, as gomone edhe as jaht e ca thotë z. Berisha