Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja “Tahiri”, Basha: Amerika e tha qartë, inkurajoj prokurorët dhe gjyqtarët

2017/10/25 at 10:01 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prishja e banesave në Shkozë, reagon Basha: Rama i mashtroi, do të kërkojmë shpronësim sipas tregut

BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur deklaratën e zv/Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee në lidhje me çështjen “Tahiri”, i cili deklaroi se askush nuk është mbi ligjin.

Në një postim në Facebook, Basha shpreh mbështetjen ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve për të mos u ndikuar nga presionet politike dhe të hetojnë deri në fund dosjen “Habilaj” dhe implikimin e dyshuar të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Deklarata e qeverisë amerikane është e qartë: askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të gëzojë imunitet nga ligji, prokurorët dhe gjyqtarët duhet t’i shkojnë deri në fund çështjes, është përgjegjësi e qeverisë të tregojë me vepra se është kundër krimit dhe korrupsionit.

Duke përshëndetur deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Hoyt Brian Yee, i inkurajoj fuqimisht prokurorët, gjyqtarët dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë që të mos ndikohen e mos tremben nga asnjë presion politik dhe të mos ndalen as të shkurajohen por të punojnë me kurajo profesionale dhe përkushtim atdhetar deri sa të nxjerrin të vërtetën dhe të bëjnë drejtësi në çështjen Tahiri.

Është momenti që Rama dhe shumica në pushtet të ndalin sulmet dhe kërcënimet ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, dhe dëshmitarëve, të cilat kanë dëmtuar bërjen e drejtësisë në rastin Tahiri, dhe besueshmërinë e popullit se politikanët nuk janë mbi ligjin. Pandëshkueshmëria e politikanëve duhet të marrë fund.

Propagandën dhe llomotitjet në hava për drejtësinë nuk i beson më askush. Sot qytetarët presin të shohin me vepra se politikanët përgjigjen para ligjit dhe dënohen kur shkelin ligjin”, shkruan Basha

Kujtojmë që ditën e sotme në Kuvend u votua kundër heqjes së imunitetit për deputetin Saimir Tahiri. Prokuroria do të hetojë Tahirin edhe pse ai është deputete, për kontrollo personal dhe në banesë, e po ashtu Tahirit i është ndaluar largimi nga Shqipëria. Për këtë vendim të Parlamentit ka patur reagime të ashpra nga opozita.

Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha sot në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të vazhdojnë të kryejnë pjesën e tyre të punës në këtë proces. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, ai ritheksoi se Serbia nuk mund të qëndrojë e ulur në dy karrige por duhet të bëjë të qartë zgjedhjet strategjike të saj. Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, ai tha se individët nuk duhet të shënjestërohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. /Opinion.al

Etiketa: BashadeklaratatHoyt Brian Yeeramatahiri

Ju sugjerojmë

Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?
Bota

Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?

6 Gusht, 2025 4:23 pm
Konstituimi i Kuvendit/Kurti: S’e di cila do jetë zgjidhja, respektojmë Kushtetuesen
Rajoni

Konstituimi i Kuvendit/Kurti: S’e di cila do jetë zgjidhja, respektojmë Kushtetuesen

6 Gusht, 2025 3:57 pm
“Dialogu Kosovë-Serbi ende aktiv”/ Sorensen: Situata politike në Kosovë ka bërë..
Rajoni

“Dialogu Kosovë-Serbi ende aktiv”/ Sorensen: Situata politike në Kosovë ka bërë..

6 Gusht, 2025 3:33 pm
‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Ndihem..
Kryesore

Hagë/ Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

6 Gusht, 2025 2:23 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

“Ua blenë votën me 100 €”/ Berisha: Pensionistët shqiptarë më pak të paguarit në..

6 Gusht, 2025 2:07 pm
E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës
Kronikë

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

6 Gusht, 2025 2:04 pm
Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve
Aktualitet

Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve

6 Gusht, 2025 1:42 pm
Publikon videon, Bardhi:Kontroll nga vëzhguesit e PS mbi çdo votues në qendër votimi
Aktualitet

Publikon videon, Bardhi:Kontroll nga vëzhguesit e PS mbi çdo votues në qendër votimi

6 Gusht, 2025 1:32 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Aktualitet

Meta i drejtohet GJKKO-së, kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë

6 Gusht, 2025 1:24 pm
Me kallashnikov kanosi me jetë familjarët e tij/ Arrestohet 41-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Me kallashnikov kanosi me jetë familjarët e tij/ Arrestohet 41-vjeçari në Krujë

6 Gusht, 2025 12:58 pm
Para
Rrëfehet gazetarja e TV Klan: U largova në kohën kur kryeministri Rama ofendoi kolegun

Rrëfehet gazetarja e TV Klan: U largova në kohën kur kryeministri Rama ofendoi kolegun

Video/ Gazetarët dhe analistët, gati të përballen me fyerjet e Ramës

Video/ Gazetarët dhe analistët, gati të përballen me fyerjet e Ramës

Nano: Prokuroria nuk ishte bindëse me provat kundër Tahirit

Nano: Prokuroria nuk ishte bindëse me provat kundër Tahirit

TE FUNDIT

Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?

Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?
6 Gusht, 2025

Pas pesë raundeve të negociatave tregtare, zyrtarët indianë ishin aq të sigurt se do të siguronin një marrëveshje të favorshme...

Lexo më shumë

Konstituimi i Kuvendit/Kurti: S’e di cila do jetë zgjidhja, respektojmë Kushtetuesen

Konstituimi i Kuvendit/Kurti: S’e di cila do jetë zgjidhja, respektojmë Kushtetuesen
6 Gusht, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë...

Lexo më shumë

“Dialogu Kosovë-Serbi ende aktiv”/ Sorensen: Situata politike në Kosovë ka bërë..

“Dialogu Kosovë-Serbi ende aktiv”/ Sorensen: Situata politike në Kosovë ka bërë..
6 Gusht, 2025

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka paralajmëruar vonesa në dialog për shkak të situatës...

Lexo më shumë

Hagë/ Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Ndihem..
6 Gusht, 2025

Zgjatet paraburgimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com