Ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes të Logjistikës FA, Vladimir Qiriazi është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dhënë deklarimet lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.
Qiriazi do të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit si dhe për proceduarat për privatizimin e ish-klubit.
Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Balla në padi akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami./Opinion.al