Situata e Neymar te PSG përkeqësohet çdo ditë edhe më shumë, pasi braziliani tashmë ka shkëputur çdo kontakt me drejtuesit e klubit.
Kjo ka bërë që dhe PSG të largojë Neymar nga ekipi, por këtë duhet ta bëjë në një mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.
Një nga skuadrat e cila ka bërë ofertë konkrete ndaj brazilianit është Real Madrit, pasi sapnjollët e shikojnë zi zëvendësuesin ideal të Cristiano Ronaldo.
Pas refuzimit të ofertave të ardhura deri më tani, PSG ka paraqitur ofertën e saj ndaj Real Madrid, francezër kërkojnë që Neymar të shkëmbehet me 19-vjeçarin Vinicius JR.
Por, kjo ofertë është refuzuar nga Reali, pasi Vinicius JR është një nga yjet më të rinj e “Los Blancos”.
Kjo ka bërë që të dyja skuadrat të mendojnë për një ofertë e cila do ti lërë të dy klubet të kënaqur./ Opinion.al E.Xh.