Bota

“Çështja Nagorno Karabak”, Putin dhe Macron bëjnë thirrje për armëpushim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 01/10/20 |
el ida

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për armëpushim midis forcave të Azerbajxhanit dhe atyre armene, të cilat janë duke luftuar rreth rajonit të Nagorno Karabakut.

“Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u bëjnë thirrje palëve luftuese që të zbatojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, të ulin tensionet dhe të tregojnë përmbajtje maksimale”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Luftimet në Nagorno Karabak, më të rëndat në vitet e fundit, kanë nisur fundjavën e kaluar dhe kanë shkaktuar më shumë se 100 viktima.

Është ende e paqartë se çfarë ka shkaktuar nisjen e tyre, megjithatë dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

Forcat e Azerbajxhanit dhe ato armene u zotuan se do t’i vazhdojnë luftimet, duke rritur shqetësimet për një luftë në shkallë të plotë./Opinion.al

Pas