Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë për Klaudio Zhillën. Me vendimin e fundit të GJKKO, Zhilla, nga arrest me burg dërgohet në arrest shtëpie.
Zhilla është një prej të arrestuarve në të ashtuquajturën skemë e korrupsionit në Korçë, ku e përfshirë ishte gjyqtarja Mimoza Margjeka. Dyshohet se Zhilla ishte biznesmeni që ndërmjetësoi ryshfetin mes palëve, që Margjeka të zbuste masën e arrestit për Orion Balin, i arrestuar më parë për trafik qeniesh njerëzore.
Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Orion Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla./ Opinion.al