Aktualitet

Çështja e zyrtarit të FBI, Berisha: Rama të shndërrohet në të penduarin e drejtësisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:33 - 25/01/23 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të dorëzohet dhe të bëjë rolin e të penduarit të drejtësisë në lidhje me përmendjen e emrit të tij në akuzat që rëndojnë ndaj ish zyrtarit të arrestuar të FBI-së, McGonigal.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka shkelur çdo ligj në lidhje me këtë çështje dhe sipas tij ai duhet të shkojë para drejtësisë në vendin tonë.

Ndërkohë kryedemokrati tha se ne “do të ngremë një komision për këtë aferë të tmerrshme”.

 “Në 16 faqe fliten vetëm për të se akuzën tjetër nuk e kanë publikuar, akuzën për paratë e Deripaskës dhe marrëdhëniet me të e kanë të përmbledhur, pra 16 faqe janë vetëm afera shqiptare. Është një pabesi ekstreme të vijmë pak te Olem Deripaska i cili duket se e ka aset MC Gonigal sepse faktikisht thuhet se është paguar prej tij dhe kanë larë pare sëbashku po ky del në Shqipëri investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh. Pra me të drejtë shtohet pyetja si ka mundësi të përdoren paratë për të lobuar për të përdoru zyrtarët të tillë kundër opozitës. Shqiptarët mësuan se e u përdor korrupsioni ndërkombëtare për të luftuar korrupsioni në Shqipëri.  Dëgjoje pak se ortaku i MC Gonigal, ai një deklaratë të paguar thotë se Berisha është një kukull e Putinit, për llogari të Edi Ramës. Po kjo ishte një ofensivë e korruptokracisë kundër opozitës. Edi Rama ka shkel çdo ligj dhe ai duhet të shkojë para drejtësisë në Shqipëri. Ne do të ngremë një komision për këtë aferë të tmerrshme, është shumë e thellë këto që dimë ne janë vetëm sipërfaqja, por është një aferë botërore kjo e cila ka synuar pushtetin e Edi Ramës por është aferë botërore dhe analistë të shquar amerikanë janë të këtij mendimi, Edi Rama ka vetëm një alternativë të shndërrohet në të pentito dhe të kontribuojë në zbardhjen e kësaj afere që do të mbetet një njollë e zezë në historinë  e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Berisha.

Pas