Bota

Çështja e emigrantëve, kryeministri britanik “mënjanon” Braverman



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:44 - 09/12/22 |
Opi Nion

Rishi Sunak ka “mënjanuar” Suella Braverman, sekretaren e Brendshme dhe po e përjashton atë nga vendimet e rëndësishme. Këto deklarata janë bërë nga deputetja laburiste, Yvette Cooper e cila është po ashtu, Sekretarja në hije e Punëve të Brendshme.

Siç shkruajnë mediat britanike, ajo ka thënë se kryeministri britanik po e heq Sekretaren e Brendshme nga politikat për emigracionin. Sipas saj, kjo vjen pasi Suella Braverman, u ricaktua në detyrë 6 ditë pasi ishte detyruar të dorëhiqej sepse kishte thyer kodin ministror. Ajo u kritikua edhe për trajtimin e krizës së emigrantëve.

Cooper ka thënë se dikasteri që drejton Braverman është në “kaos të plotë” dhe se konservatorët ofrojnë vetëm retorikë dhe jo plane konkrete. Megjithatë, përfaqësues të Braverman kanë thënë se këto janë sulme të pabaza dhe të dëshpëruara.

Partia Laburiste është zotuar të prezantojë një proces të ri të gjurmimit të shpejtë për emigrantët nga vendet “e sigurta”.

“Nëse kemi Suella Braverman që thotë një gjë, keni Robert Jenrick (Ministrin e Emigracionit) që të thotë një tjetër dhe Rishi Sunak që të thotë një gjë plotësisht tjetër”, tha Cooper.

Laburistët thonë se për 7 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil deri në Qershor, vetëm për 1 përqind të tyre është përcaktuar rasti. Ata kërkojnë që emigrantët nga vendet e sigurta t’u refuzohet azili dhe të rikthehen për çështje javësh.

Sipas The Times, Sekretarja e Brendshme po përcakton një ligj që ta bëjë më të lehtë refuzimin për kërkesat për azil nga Shqipëria. Sipas ndryshimeve të propozuara, kërkesat do të refuzohen automatikisht dhe do të hiqet një kontroll që e kryejnë aktualisht zyrtarët.

Pas