Aktualitet

Çështja e detit rikthehet në bisedimet Rama-Mitsotakis



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:29 - 18/02/22 |
Opi Nion

Çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë është kthyer në diskutimet mes dy vendeve, ndërsa mediat greke shkruajnë se Kryeministri Rama dhe Mitsotakis kanë biseduar lidhur me këtë çështje në  Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Mediat citojnë burimet qeveritare, që thonë se në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, është diskutuar mbi caktimin e hapësirës detare midis dy vendeve. Bëhet me dije se ata kanë konfirmuar qëndrimin e të dyja vendeve për ta dërguar këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Ky përforcim i qëndrimit të dy kryeministrave vjen pas dakordësisë së gjetur midis të dyja palëve vitin e kaluar”, shkruajnë mediat greke.

Sipas dy kryeministrave, ky hap do të konsolidojë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve si dhe do të rrisë sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon. Gjithashtu, Kryeministri grek ka nënvizuar mbështetjen e vendosur të Greqisë në kursin evropian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit.

Pas