Kryesore

Çështja e detit në Hagë/ Meta: Rama nuk është konsultuar me mua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 23/10/20 |
Opi Nion

Presidenti i Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me atë për të çuar në Hagë çështjen e detit me Greqinë.

Meta ironizoi Ramën nga Korça duke thënë; “Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta”

Presidenti thotë se për informacionet e marra mbi çështjen e detit duhet të falenderojë shtypin dhe përfaqësuesit grek që informojnë.

Në një deklaratë nga Korça, kreu i shtetit ironizoi kryeministrin kur tha se nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm Ilir Meta.

“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë që marrim informacion.

Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta”, tha kreu i shtetit./ Opinion.al

Pas