Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja e Akademisë së Shkencave, Berisha: I është vërsulur mafia me kollare

2023/07/19 at 2:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çështja e Akademisë së Shkencave, Berisha: I është vërsulur mafia me kollare

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka deklaruar se ajo që po ndodh me ‘akademinë e Shkencave është identike si ngjarja që ndodhi në Borizanës’.


Berisha thotë se ‘mafia me kollare i është vërsulur Akademisë së Shkencave për shkak të marrëveshjes Rama-Doshi dhe po e përdhos atë institucion në mënyrën më mafioze’.

Ish-kryeministri thekson se Gjinushin në krye të akademisë e vendosi Tom Doshi, të cilin pasi i bleu partinë, bëri marrëveshje për ta kthyer në drejtim policesk të një institucioni që kërkon ta riformatojë në mënyrë identike me atë që ishte Enver Hoxha dikur.

“Parlamentarizmi është shndërruar nga një proces themelor demokratik, në një farsë të turpshme në të cilën nuk respektohen as norma, as parime, as ligje dhe as Kushtetutë.

Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës.

Atje mafia i vuri minat në guroren e vet edhe fshatit, dhe pastaj rrëmbeu shkopinjtë e bejsbollit për të terrorizuar banorët që u prishën shtëpitë.

Këtu mafia me kollare i është vërsulur Akademisë së Shkencave për shkak të marrëveshjes Rama-Doshi dhe po e përdhos atë institucion në mënyrën më mafioze.

Do u rikujtoj këtu, para disa vitesh Edi Rama në parlament, i xhelozuar me titujt e mi, më kërcënoi, më tha se ato do ketë një ligj që do i heqë. E vetmja gjë për të cilën kam qenë dakord, ka qenë kjo. Shumë normale, një njeri që ka braktisur profesionin e vet, që del në pension nga profesioni i vet, ai nuk mund të zërë vendin e një profesori aktiv në hierarkinë akademike, por ai kalon një ish-profesor apo profesor i nderuar dhe hapet rruga, hapen vendet, hapet hapësira për ata që nga mëngjesi deri në darkë merren me shkencë, merren me studime dhe i avancojnë ato.

Skënder Gjinushin në krye të akademisë e vendosi Tom Doshi, të cilin pasi i bleu partinë, bëri marrëveshje për ta kthyer në drejtim policesk të një institucioni që kërkon ta riformatojë në mënyrë identike me atë që ishte Enver Hoxha dikur.

Të gjithë kanë ndjekur polemikën dhe zërin e profesor Artan Fugës, e cila në fakt nuk kishte asgjë personale për filozofin dhe sociologun e njohur Fuga, por gjithçka ishte për mbrojtjen e dinjitetit dhe parimeve të akademizmit në Shqipëri.

Natyrisht Artan Fuga i bënte nder, ai është një profesor në universitetet e Shqipërisë dhe Francës, është një njeri me publikime që nderon veten dhe vendin, është një avokat nga më të përkushtuarit sot i interesit publik.

Dhe kur e sheh atë që me një përkushtim të madh, mbrojti të vërtetat dhe sheh këta mafiozë të paskrupullt se si sikur të ishin në shpella, gjejnë çdo mënyrë manovrimi për të ruajtur marrëveshjen Rama-Doshi me Gjinushin në krye të akademisë, nuk ka gjë më të turpshme.

Çdo akademi ka një moshë pensionimi, tani fshihet Gjinushi pas Ismail Kadaresë. Ka gjë më të turpshme? Po nëse është problemi për Ismail Kadarenë, le të votojmë për akademik të përjetshëm dhe nuk ka deputet që nuk e voton këtë. Ismail Kadaresë t’i jepet titulli i akademikut të përjetshëm se e meriton plotësisht.

Por të rrisësh moshën e pensionit të Skënder Gjinushit, duke përdorur atë si argument, kjo është fyerje.

Nëse e ke këtë problem, me ligj e sanksionojmë. Me ligj e sanksionojmë Ferit Muratin nëse pranon, novelist në fushën e studimeve farmakologjike. Por mund të kemi të tjerë shqiptarë.

Këta janë tamam si ata të shpellës së Rrajave. Të paturp. Ata deputetë që i ndjekin janë skllevër, por dikton Rama-Doshi. Pra, në pamje të parë kemi të bëjmë me një kapje të tmerrshme dhe është modeli më i shëmtuar i kapjes”, tha Berisha.

Etiketa: akademia e shkencavesali berisha


Ju sugjerojmë

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
Bota

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 Shtator, 2025 12:53 pm
Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
Bota

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025 12:31 pm
Para
Balla takon ambasadorin britanik: Bashkëpunim edhe më të ngushtë mes dy vendeve

Balla takon ambasadorin britanik: Bashkëpunim edhe më të ngushtë mes dy vendeve

Kina dhe Rusia, gati për stërvitje të përbashkëta ushtarake detare

Kina dhe Rusia, gati për stërvitje të përbashkëta ushtarake detare

Akademia e Shkencave reagon pas miratimit të ligjit që mban Gjinushin kryetar

Akademia e Shkencave reagon pas miratimit të ligjit që mban Gjinushin kryetar
















TE FUNDIT

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
19 Shtator, 2025

Pse Donald Trump dëshiron që baza e Bagramit të kthehet, pasi ka negociuar tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani me talebanët? Ekzistojnë dy arsye...

Lexo më shumë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
19 Shtator, 2025

Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për...

Lexo më shumë

Sali Berisha! 18 Shtator 2025

Sali Berisha! 18 Shtator 2025
19 Shtator, 2025

Në emisionin e së enjtes më datë 19 shtator 2025 ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në...

Lexo më shumë

Amerikanët në gjyqin e Thaçit! 15 Shtator 2025

Amerikanët në gjyqin e Thaçit! 15 Shtator 2025
19 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar për temën “Amerikanët në gjyqin e Thaçit”. Emisioni u fokusua të protesta e mbajtur para...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com