Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja “Blushi” dhe degjenerimi i partive

2016/03/05 at 11:12 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çështja “Blushi” dhe degjenerimi i partive

Nga Mark MARKU


Sa herë ambienti politik, mediatik e publik shqiptar vihet para çështjeve të tilla si ato që ngre deputeti i PS­së, Ben Blushi, ky ambient shfaq një perversitet të paparë. “Ben Blushi e bën gjithë këtë luftë për t’i zënë vendin Ramës”, thonë disa. Kërcejnë disa të tjerë: “E bën se ka mbetur pa post ministror”. Disa zbulojnë: “Do të krijojë një parti të re”. Ka pastaj që e sulmojnë si shkrimtar, të tjerë si gazetar, disa për të dyja bashkë, kundërshtari Rama si dembel e sehirxhi, vartësit e Ramës e akuzojnë se nuk ka shkuar sa duhet në bazë, ish­kolegët e tij të Lëvizjes për Mendim Ndryshe brenda PS­së si besëprerë, kundërshtarët e tij politikë të djathtë mundohen t’i “vijnë në ndihmë” duke u dhënë një argument shtesë kundërshtarëve të tij brenda partisë për ta konsideruar si “bashkëpunëtor të armikut”, domethënë të opozitës, shkurt secili gjen një mundësi për të mos u marrë me çështjet që ai ka shtruar për diskutim.

Natyrisht ka pasur edhe qëndrime serioze ndaj tij dhe kam këtu parasysh disa opinione si ai i Lubonjës që reagimet ndaj Blushit i shihte si test për gjendjen mendore të PS­së, apo edhe kolegëve të tjerë në media, por dhe mbështetje politike nga disa figura serioze politike të PS­së të prejardhur kryesisht nga bota universitare, si ishpresidenti Meidani, ish­ministrja e jashtme Arta Dade apo deputetja Mimoza Hafizi.

Perversiteti qëndron në faktin se ky soj parazitësh që gëlojnë në ambientin tonë politik, mediatik apo publik i shikojnë përplasje të tilla si një shans për t’ia shitur konformizmin e tyre shefit pa asnjë kosto, pasi të mbështesësh shefin në një ambient shoqëror ku përherë ai ka të drejtë dhe ku kundërshtarët e tij janë të destinuar të humbin është një gjë e leverdishme. Dhe shërbimi që i shesin ata shefit është përlyerja e personit që ka guxuar të mendojë ndryshe nga shefi, personit që shtron për diskutim disa çështje që shefit nuk i pëlqejnë fare, banalizimi i ideve të tij, i luftës së tij, pse jo edhe shantazhimi i tij.

Po çfarë çështjesh ka shtruar për diskutim Blushi para partisë së tij dhe opinionit publik shqiptar dhe a janë ato çështje themelore për shoqërinë dhe sistemin tonë politik? A duhet anashkaluar ajo që thotë Blushi? A duhet sharë dhe braktisur në betejën e tij? A duhet të bëjmë edhe më tej sehir? Ben Blushi ka shtruar disa çështje themelore për gjendjen e Partisë Socialiste, por që janë njëkohësisht edhe çështje të PD­së, PR­së, LSI­së, PSD­së dhe të gjitha partive shqiptare.

Në mënyrë të sintetizuar Ben Blushi ka thënë se: Partia Socialiste nuk ka rregulla, nuk ka zgjedhje, nuk ka vendimmarrje forumesh, dhe se kjo parti është shndërruar në një instrument të verbër Edi Ramës dhe klientëve të tij. Kjo ka shkatërruar demokracinë e brendshme dhe karrierën brenda partisë. Partia Socialiste nuk ka asnjë lidhje me programin e saj politik dhe se nuk ka asnjë referencë politike apo ideologjike të një partie të majtë. Partia Socialiste ka dështuar në qeverisje pikërisht për shkak se gjithçka në qeverisjen e saj varet nga një njeri i vetëm – kryeministri Rama, që është edhe kryetari i PS­së, dhe se kjo qeverisje e dështuar është me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve që e kanë votuar dhe të atyre që nuk e kanë votuar. Se Partia Socialiste për shkak të fondeve të errëta që i vijnë PS­së në fushatë apo individëve që përfitojnë nga këto fonde ka një aleancë me krimin e organizuar dhe figura të këtij krimi kanë marrë në dorë Partinë Socialiste dhe grupin parlamentar të saj.

Ben Blushi ka bërë konstatime që edhe kundërshtarët e tij i pohojnë. I pohojnë qytetarët shqiptarë. I pohojnë gazetarët, diplomatët e huaj dhe institucionet ndërkombëtare. Ka thënë gjithçka që të gjithë e dimë. E vetmja e re është se këto konstatime si rrallëherë në realitetin politik shqiptar i bën një figurë me peshë e një partie politike, i përsërit në mënyrë sistematike, prej kohësh, brenda dhe jashtë forumeve politike, duke shpalosur edhe një platformë politike, të cilën e ka hedhur për debat brenda partisë dhe jashtë saj.

Për ato mendje që shqetësohen për fatin e sistemit tonë politik, demokracisë sonë, dhe qeverisjes normale të vendit, lufta që po bën Blushi është një luftë për disa çështje themelore të demokracisë shqiptare dhe për një nga kolonat e demokracisë: partinë politike.

Çështja e PS­së, por edhe e PD­së dhe partive të tjera nuk është vetëm çështje e brendshme e partive, por është çështje e gjithë qytetarëve. Nuk mund të ketë sistem demokratik pa parti demokratike. Këto parti edhe me ligj janë të detyruara të udhëhiqen me norma demokratike, të respektojnë statutin, të respektojnë liritë themelore të garantuara në Kushtetutë. Duke u marrë me derivat totalitare të një partie të madhe si PS­ja ai zbulon edhe thelbin e dështimit të shoqërisë shqiptare në këto vite dhe krizës së sistemit politik.

Prej mungesës së demokracisë së brendshme të partive burojnë edhe sëmundjet kryesore të sistemit tonë: korrupsioni, vjedhja e votës, mosrealizimi i kontratës qeverisëse me qytetarët, shkatërrimi i administratës publike, kriminalizimi i pushtetit dhe institucioneve të tij.

Qytetarët shqiptarë mund të mos e mendojnë këtë, por kjo gjë duhet marrë seriozisht. Nuk mund të ketë asnjë garanci të sistemit tonë politik me parti që funksionojnë si banda, ku kryetari i tyre është kryebanditi që largohet andej vetëm kur e shqepin prej postit të tjerë më të fortë apo më të dhunshëm se ai. Pikërisht ky duhej të ishte shqetësim i të gjithëve dhe jo zbulimi i qëllimeve që fshihen pas denoncimeve dhe alternativave që jep Blushi. Të tjerat pak rëndësi kanë.

Nëse Blushi do të marrë postin e PS­së, është e drejtë e tij legjitime dhe mirë bën. Nëse është i pakënaqur se nuk është përfshirë në qeveri, është e drejtë e tij dhe mirë bën. Nëse e konsideron PS­në si bandë ku të dyja këto quhen legjitime vetëm kur ia ka qejfi kryetarit, po mirë bën. Për ata që nuk e kuptojnë këtë, duhet t’u shpjegojmë se ka tre parime që e rregullojnë diskursin politik dhe që janë: a. Parimi i alteritetit (tjetri si kusht për ekzistencën tënde) b. Parimi i ndikimit (secili ka projektin e vet për të ndikuar te të tjerët) c. Parimi i rregullimit (meqenëse projektet e ndikimit zhvillohen në një hapësirë të përbashkët, atëherë vendosen rregulla që i moderojnë aktorët dhe i bëjnë ata jo asgjësues për njëri­tjetrin)

Bën mirë, pra, Blushi, dhe ne duhet ta bëjmë tonin shqetësimin e tij: parti që shndërrohen në banda dhe kryetarë që shndërrohen në kryebanditë janë fatkeqësi për demokracinë dhe jetën e qytetarëve dhe duhen denoncuar. Dhe debati që ai ka hapur për PS­në duhet hapur për të gjitha partitë politike shqiptare

*Botuar në gazetën Panorama



Ju sugjerojmë

Situata Izrael-Iran/ “Ari i zi” i paqëndrueshëm në bursa
Bota

Situata Izrael-Iran/ “Ari i zi” i paqëndrueshëm në bursa

18 Qershor, 2025 1:04 pm
Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: 3 mbërritën në Tiranë, 2 të tjerët..
Aktualitet

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: 3 mbërritën në Tiranë, 2 të tjerët..

18 Qershor, 2025 1:02 pm
Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa
Aktualitet

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa

18 Qershor, 2025 12:56 pm
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

18 Qershor, 2025 12:50 pm
Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional
Aktualitet

Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

18 Qershor, 2025 12:34 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes

18 Qershor, 2025 12:33 pm
Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion
Aktualitet

Zonat bregdetare/ Kumbaro-bizneseve: Toleranca zero për plehrat! Policia në aksion

18 Qershor, 2025 12:18 pm
Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
Bota

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO qëndron e bashkuar

18 Qershor, 2025 12:13 pm
“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
Bota

“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë

18 Qershor, 2025 12:02 pm
“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…
Aktualitet

“Osmani” prek tokën shqiptare, por jo për xhirime…

18 Qershor, 2025 11:59 am
Para
Ish-deputeti socialist kujton pritjen që iu bë Ramës në 2003 në Elbasan dhe porosinë e Nanos

Ish-deputeti socialist kujton pritjen që iu bë Ramës në 2003 në Elbasan dhe porosinë e Nanos

Taulant Balla quan ngordhësirë Berishën, opozita prish foninë

Incidenti në Elbasan, Taulant Balla: Dy fjalë shokut Ben Blushi

Kokëdhima nostalgjik për komunizmin. Ja fotot në zyrën e tij

Kokëdhima nostalgjik për komunizmin. Ja fotot në zyrën e tij

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Situata Izrael-Iran/ “Ari i zi” i paqëndrueshëm në bursa

Situata Izrael-Iran/ “Ari i zi” i paqëndrueshëm në bursa
18 Qershor, 2025

Çmimet e naftës vijojnë të mbeten të paqëndrueshme për shkak të frikës se kriza Izrael-Iran mund të shndërrohet në një...

Lexo më shumë

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: 3 mbërritën në Tiranë, 2 të tjerët..

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Hasani: 3 mbërritën në Tiranë, 2 të tjerët..
18 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale njofton në lidhje me shqiptarët...

Lexo më shumë

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurori Sali Hasa
18 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, SaliHasa. Ish-prokurori u...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen
18 Qershor, 2025

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com