Ish-ministri dhe deputeti i Partsisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në TV Klan ku ka folur për çështjen “Babale”.
Ai u shpreh se ka qenë i interesuar grupi politik i PD për ta goditur atë politikisht dhe e sajuan të gjithë këtë duke e ngritur mbi një mashtrues. Ai vijoi duke thënë se Babalja ka implikuar një tjetër person, ndërsa i treti është regjistrimi që sot nuk gjendet.
Xhafaj shprehet se ky regjistrim që nuk disponohet as nga prokuroria do të ekspozonte mashtrimin publik.
Fatmir Xhafa: Episodi i tretë është regjistrimi me një stilolaps që iu dha Babales dhe që ka bërë zërin Alizotin.
Blendi Fevziu: Po, kjo është e njohur, tani…
Fatmir Xhafa: Kjo është e njohur dhe kjo është servirur nga Partia Demokratike. Sot e kësaj dite askush nuk e di ku është stilolapsi.
Blendi Fevziu: As prokuroria s’e ka?
Fatmir Xhafa: As prokuroria s’e ka. Nëse kjo partia Demorkatike, nëse ky personi që do të luftonte grupet kriminale, krimin, ministrin e Brendshëm të lidhur me to, etj, pse e fshehu mjetin e regjistrimit?
Blendi Fevziu: Këtë s’di ta them por unë do të bëj një pyetje tjetër.
Fatmir Xhafa: Ta them unë se enuk ke sesi ta thuash. Ta them unë. Nëse do të ishte mjeti i regjistrimit, do të dilte qartazi i gjithë ky mashtrim publik i ndërtuar nga disa ordinerë të zakonshëm siç ishte Babalja dhe Alizoti të bashkuar me disa mashtrues politikë.