Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja Ahmetaj/SPAK:U gjetën dokumente,sekuestro 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare

2023/07/18 at 3:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BKH kontrolle në banesën e babait të ish-partneres së Arben Ametajt

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka ushtruar kontroll në 7 banesat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Në një njoftim për shtyp, SPAK bën me dije se kontrolli është bërë ditën e djeshme.


“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Sakaq sqaron se ka nisur procedimet për zbatimin e masës së sigurimit pasuror, për sekuestrimin e 6 pasurive të Ahmetajt, nga të cilat 4 janë apartamente dhe 2 llogari bankare.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadrin e hetimit të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, të regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 260, 245, 257/a dhe 287 i K.Penal (procedim penal i regjistruar ndër të tjerë edhe në ngarkim të personit nën hetim Arben Ahmetaj), sot, më datë 18.07.2023 ka proceduar me kryerjen e kontrolleve dhe sekuestrove si më poshtë:

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me nr.295 akti datë 16.07.2023 dhe nr.297 akti datë 17.07.2023 ka ushtruar kontroll në 7 (shtatë) banesa. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Në respektim të vendimit nr. 296 akti datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro)”, thuhet në njoftimin e SPAK./Opinion.al



Ju sugjerojmë

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..
Aktualitet

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..

19 Korrik, 2025 9:52 am
Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…
Aktualitet

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…

19 Korrik, 2025 9:24 am
Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb
Bota

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

19 Korrik, 2025 9:14 am
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
Bota

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

19 Korrik, 2025 9:11 am
Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta: Ç’do të thotë për ekonominë?
Rajoni

Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta: Ç’do të thotë për ekonominë?

19 Korrik, 2025 9:07 am
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

19 Korrik, 2025 8:45 am
“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin
Aktualitet

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

19 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:15 am
Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
Aktualitet

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

19 Korrik, 2025 12:08 am
Para
“Gërdeci”, SPAK dërgon për gjykim Fatmir Mediun

Çështja “Gërdeci”/ Ish-ministri Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Pogradec/Sherr në familje, vëllai rreh motrën,por dhunohet nga burri i motrës dhe nipërit

Balla nis takimet nga Shkodra: Të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale

Balla nis takimet nga Shkodra: Të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale
















TE FUNDIT

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..
19 Korrik, 2025

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', tregon pamjet nga Thethi pas aksionit...

Lexo më shumë

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…
19 Korrik, 2025

Një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës tre të mëngjesit, raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi.  Ngjarja raportohet...

Lexo më shumë

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb
19 Korrik, 2025

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me...

Lexo më shumë

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
19 Korrik, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz ndërmori një hap të pazakontë duke kritikuar Izraelin në konferencën vjetore për shtyp para pushimeve verore....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com