Komente

Çështja Khashoggi/SHBA ndërmerr veprime diplomatike kundër Arabisë Saudite


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 24/10/18 |
el ida

SHBA ndërmerr veprime diplomatike kundër Sauditëve, dhe besohet se kjo lidhet me vrasjen e gazetarit

Kjo lëvizje vjen pasi presidenti turk u zotua të identifikojë të gjithë fajtorët ‘nga më I ulëti në rangun më të lartë’ . Trump gjithashtu kritikon mbretërinë, por nuk do të anulojë kontratat me ta.

Monarkia saudite u bë pjesë e disa kritikave të reja në Turqi dhe Uashington të martën.

Në Uashington, Presidenti Trump tha se Arabia Saudite nuk e menaxhoi si duhet trajtimin e çështjes së vrasjes së zotit Khashoggi nga “fillimi deri në fund”, por gjithsesi ai e bëri të qartë se nuk dëshiron që si ndërshkim të anulojë kontratat fitimprurëse të SH.BA me mbretërinë .

Në një intervistë me The Wall Street Journal në Zyrën Ovale, z. Trump dha një vlerësim të ashpër për Arabinë Saudite në lidhje me vdekjen e Z. Khashoggi, por shtoi se ai ishte i bindur se mbreti Salman nuk kishte informacion paraprak për vrasjen e gazetarit .

I pyetur për përfshirjen e mundshme të princit Mohammed bin Salman, zoti Trump tha:
“Epo, princi në këtë moment po drejton shumë gjëra atje . Ai po drejton dhe kështu nëse dikush do të ishte, do të ishte ai. ”

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha se zyrtarët sauditë do të veçohen nga SHBA përfshirë “ata në shërbimet e inteligjencës, gjykatën mbretërore, ministrinë e jashtme dhe ministritë e tjera të Arabisë Saudite”, megjithëse ai nuk identifikoi asnjë emër.

Ata do të jenë subjekt i revokimit të vizave dhe procedurave të veçanta të shqyrtimit që do t’i mbajnë ato jashtë nga SHBA, megjithëse zoti Pompeo tha se veprime të mëtejshme kundër atyre individëve dhe të tjerëve do të jenë të mundshme, pasi zyrtarët e SHBA do të mësojnë më shumë.

“Këto dënime nuk do të jenë fjala e fundit për këtë çështje nga Shtetet e Bashkuara,” tha zoti Pompeo. “Ne do të vazhdojmë të eksplorojmë masa shtesë që ata të mbajnë përgjëgjësi”.

Veprimi i SHBA erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi poshtë një shpjegim nga Arabia Saudite në të cilën qeveria tha se zoti Khashoggi vdiq gjatë një grindje më 2 tetor.

Erdogan tha se vrasja në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll u paramendua dhe u zhvillua nga 15 agjentë që kishin ardhur nga Rijadi.
“Të gjithë njerëzit përgjegjës, nga më të ulëtit në rangun më të lartë, duhet të zbulohen dhe të mbajnë përgjëgjsi para ligjit,” tha z. Erdogan në një fjalim të ligjvënësve të partisë së tij në pushtet, duke shtuar se nuk ishte e mundur “që të fajësojmë disa zyrtarë të sigurisë dhe të inteligjencës. ”

Në kundërshtim me presionin ndërombëtar në rritje, Princi Mohammed mori pjesë në konferencën e investimeve, në daljen e tij të parë publike qëkur kriza shpërtheu. Ishte planifikuar që ai të fliste publikisht në konferencë të mërkurën në mëngjes.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua të martën deputetëve nga partia e tij në pushtet për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Princi Mohammed dhe Mbreti Salman gjithashtu u takuan me dy të afërm të zotit Khashoggi dhe “shprehën ngushëllimet e tyre më të sinqerta”, raportoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve Saudite SPA.

Midis tyre ishte djali i zotit Khashoggi Salah, një nga katër fëmijët e rritur të gazetarit dhe i vetmi që jeton në Arabinë Saudite. Pasi z. Khashoggi u largua nga mbretëria vitin e kaluar, qeveria saudite e ndaloi djalin e tij të largohej nga vendi në një përpjekje të dukshme për të ushtruar presion mbi gazetarin kritik, thanë njerëzit që njohin çështjen.
Zyrtarët sauditë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Nuk dihet nëse qeveria ka hequr ndalimin e udhëtimit për djalin pas vdekjes së babait të tij. Nuk ka qenë e mundur të kontaktohet me të.
Qeveria saudite tha të martën se mbretëria kishte marrë masa për të “zbuluar të vërtetën dhe për të dënuar përgjegjësit”.

Në SHBA, zoti Pompeo tha se Departamenti i Shtetit dhe Thesarit po rishikojnë nëse do të zbatojnë Aktin Global Magnitsky për Lirinë e të Drejtave të Njeriut për ata të përfshirë në vdekjen e z. Khashoggi, siç kërkojnë shumë ligjvënës. Ligji lejon vënien e sanksioneve të ashpra financiare kundër shkelësve të të drejtave të njeriut.

Z. Pompeo tha se veprimet e administratës do të demonstronin “se Shtetet e Bashkuara nuk tolerojnë këto lloj veprimesh të pamëshirshme për të mbyllur gojën e z. Khashoggi, një gazetari, nëpërmjet dhunës”. Megjithatë, zoti Pompeo tha se SHBA dëshiron të mbajë një partneritet të fortë me Arabinë Saudite, duke shtuar se administrata do të “vazhdojë të shohë si të arritshme detyrimet binjake për mbrojtjen e amerikanëve dhe ndërshkimin e përgjegjësve për ata që kanë gisht në vrasjen e zotit Khashoggi”.

Administrata do të pranojë informacione nga burime të tjera, përfshirë turqit dhe sauditët, por do të “vlerësojmë atë informacion dhe do të formojmë gjykimet tonabazuar mbi faktet”.
Në fund Shtetet e Bashkuara do të vënë para përgjësisë ata që janë të përfshirë në këtë çështje në bazë të fakteve që përcaktojmë se janë të përshtatshme”. tha zoti Pompeo

SHBA gjithashtu dëshiron të risigurojë aleatët jashtë vendit se SHBA e konsideron vrasjen e zotit Khashoggi “një akt të tmerrshëm”.

Z. Pompeo nuk pranoi të thoshte nëse ai e pa shpjegimin më të fundit nga sauditët për vdekjen e zotit Khashoggi si të besueshëm. Shtetet e Bashkuara, tha ai, “kanë mësuar shumë gjatë ditëve të fundit. “Ne shpresojmë që të mësojmë akoma më shumë edhe në 48-72 orët e ardhshme”, tha ai.

Z. Trump tha se zyrtarët amerikanë të zbulimit, duke përfshirë Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Gina Haspel, po ktheheshin nga vizitat në Turqi dhe Arabinë Saudite me shumë informacion rreth vrasjes. Ai tha se nuk donte që ata t’ia komunikonin ato nga telefoni por ka zgjedhur të prisë derisa ata të shkojnë në Uashington.

Presidenti tha se kishte folur me princ Mohammedin dhe e kishte pyetur nga afër për vdekjen e zotit Khashoggi, duke parashtruar pyetjen shumë herë dhe “në disa mënyra të ndryshme”.

“Pyetja ime e parë për të ishte:” A dinit ndonjë gjë në lidhje me planifikimin fillestar “, tha z. Trump. Princi Mohammed u përgjigj se nuk kishte ditur asgjë, tha zoti Trump.
“Unë i thashë,” Ku ka filluar? “Dhe ai tha se filloi në nivelet më të ulta .” I pyetur nëse ai besonte mohimet, zoti Trump ndaloi për disa sekonda.
“Unë dua t’i besoj. Unë me të vërtetë dua t’i besoj, “tha ai. Për vrasjen e Khashoggi, z. Trump tha: “Ajo kurrë nuk duhej as të ishte menduar . Por u bë, u bë në mënyrë të tmerrshme dhe sigurisht që mua më duket se u mbuluar në mënyrë të tmerrshmë. ”

Z. Trump i qëndronte idesë së tij, të bërë shpesh gjatë fushatës së vitit 2016, se mbretëria ishte pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

“Unë thashë se Iraku nuk hodhi poshtë Qendrën Botërore të Tregtisë”, tha Trump. “Ata dolën nga Arabia Saudite dhe shkuan në Afganistan”.
Në përgjigje të presionit, udhëheqja e mbretërisë është dyfishuar në përpjekjet për të izoluar princin e kurorës nga pasojat e krizës. Qartësisht shihet se princi nuk ka gjasa të vuajë pasoja të drejtpërdrejta. Mbreti Salman të shtunën i ngarkoi djalit të tij 33-vjeçar menaxhimin e agjencisë së inteligjencës të Arabisë Saudite. “Prioritet i lartë është mbrojtja e MBS”, tha një zyrtar perëndimor i informuar për mendimin e qeverisë saudite, duke iu referuar princit me inicialet e tij.

Në komentin e tij të vetëm publik për rastin, një intervistë me Bloomberg të kryer më 3 tetor, Princi Mohammed tha se z. Khashoggi ishte larguar nga konsullata gjallë. Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir të dielën e quajti zhvendosjen e z. Khashoggi një “operacion mashtrues” dhe tha se princi Mohammed nuk ishte në dijeni të tij.

Zyrtarët e SHBA, duke përfshirë edhe z. Trump, nuk janë të kënaqur me shpjegimet e Arabisë Saudite rreth mënyrës se si zoti Khashoggi vdiq, zyrtarët turq thonë se skandali i ofron Ankarasë një mundësi për të dobësuar pozitën e mbretërisë dhe atë të princit Mohammed.

Tensionet janë rritur midis Turqisë dhe Arabisë Saudite pasi z. Erdogan mbështeti Katarin në mosmarrëveshjen e tij me Riyad vitin e kaluar.

Z.Erdogan u zemërua nga vendimi i z. Trump për të krijuar një aleancë ushtarake më të afërt me Arabinë Saudite që ka lënë Turqinë, aleatin e Uashingtonit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior, të izoluar.
Fjalimi i zotit Erdogan të martën, i cili ishte I pari gjatë së cilit presidenti turk ka diskutuar përgjegjësinë e Arabisë Saudite për vdekjen e gazetarit, nuk i është përmbajtur premtimit të tij të fundjavës për të zbuluar faktet ” dhe të vërtetën e tyre të zhveshur”.

Salah bin Jamal Khashoggi, një prej djemve të Jamal Khashoggi, u takua me princin e kurorës së Arabisë, Mohammed bin Salman në Riad të martën. Në veçanti, presidenti nuk diskutoi atë që zyrtarët turq e kanë përshkruar si një prove në hetimin e tyre: një incizim audio që tregon si u drogua, dhe u rrah brutalisht e më pas u vra gazetari.


Megjithatë, ai përmendi që zyrtarët sauditë kishin manipuluar provat me sistemin CCTV të konsullatës , dhe kishin shkuar në një pyll në Stambollin verior, përpara se z. Khashoggi të vritet, duke sugjeruar se autoritetet turke mund të kenë më shumë për të zbuluar . “Ne kemi dëshmi të forta se kjo vrasje ishte planifikuar”, tha Erdogan. “Ai u vra brutalisht.”.

Z. Erdogan tha se një hetim penal mbi vdekjen e gazetarit do të vazhdojë, duke shtuar se prokurorët do të kërkonin të identifikonin bashkëpunëtorët e mundshëm në vendet e huaja.

Ai tha se donte 18 persona që autoritetet e Arabisë kanë arrestuar në lidhje me rastin të gjykohen në Stamboll.

“Kjo vrasje mund të ketë ndodhur në ndërtesën e konsullatës saudite, por nuk duhet të harrohet se është brenda kufijve të republikës turke”, tha Erdogan.
Njerëzit afër familjes mbretërore thanë se Arabia Saudite nuk do t’i bashkohet kërkesave të zotit Erdogan për të kthyer të dyshuarit për gjyq në Turqi.

Në konferencën e investimeve, Princi Mohammed u ul në audiencë, i shoqëruar nga Mbreti Abdullah II i Jordanit, një nga aleatët më të afërt rajonal të Arabisë Saudite.

Ndërsa drejtuesit ekzekutivë dhe zyrtarët perëndimorë u larguan nga konferenca, ku Princi Mohammed është shefi mbrojtës, Arabia Saudite është mbështetur te udhëheqësit e vendeve aleate që të tregojnë mbështetjen e tyre.

Princi Mohammed javën e kaluar ftoi personalisht kryeministrin pakistanez Imran Khan, i cili u largua të martën me një premtim nga sauditët, që lidhej me së paku 6 miliard dollarë në mbështetje financiare për të ndihmuar vendin në një krizë të bilancit të pagesave, tha qeveria pakistaneze.

Korrigjimet dhe Përforcimet

Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman u takuan me dy të afërm të z. Khashoggi, një prej të cilëve ishte djali i tij. Një version i mëparshëm gabimisht tha se ata u takuan me dy djemtë e zotit Khashoggi./Opinion.al

 

Nga: Peter Nicholas, Courtney McBride dhe Margherita Stancati

Përshtati: Elida Marvataj

 

 

Pas