Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Certifikohen oficerët e lartë të MZSH, Balla: Jemi në fazën e shndërrimit rrënjësor të Shërbimit, rritje pagash për punonjësit

2024/02/03 at 12:53 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Certifikohen oficerët e lartë të MZSH, Balla: Jemi në fazën e shndërrimit rrënjësor të Shërbimit, rritje pagash për punonjësit

Shërbimi Zjarrfikës ka hyrë në një fazë të shndërrimit rrënjësor, për t’u renditur denjësisht përkrah uniformës së Policisë së Shtetit dhe Ushtarakëve.

Aktualisht është duke u hartuar një ligj i ri për MZSH, ndërkohë në Akademinë e Sigurisë fituan gradën 13 oficerë të nivelit të lartë e të mesëm drejtues.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha gjatë ceremonisë së certifikimit të tyre, se trajnimi i punonjësve dhe dixhitalizimi janë procese me rëndësi.

“Jemi në fazën e parë të procesit, për ta shndërruar rrënjësisht këtë shërbim, por edhe me një qasje të re të Drejtorisë së Përgjithshme, e cila nuk do të ketë rol koordinues, por edhe udhëheqës. Mësimet që morën më 2023, do të adresohen në kohë për të përballuar situatën në verën 2024. Kam një pasqyrë të kapaciteteve teknike në 61 bashkitë, situata nuk është ajo që do doja të kishim, por megjithatë nëse bashkojnë të gjithë forcat edhe me Emergjencat Civile, me Ministrinë e Mbrojtjes, dimë t’i koordinojmë, kemi një fuqi që na garanton përballimin me sukses të situatës së zjarreve apo fatkeqësi të tjera. Shpëtimi është një dimension, që duhet të jemi më të trajnuar, si p.sh. në aksidente, që mos vonohet dhënia e ndihmës së parë për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë në kohë me pajisjet e MZSH. Në këtë aspekt, duhet më shumë përkushtim, sepse edhe kjo Uniformë, që me ligjin e ri do të jetë unike në gjithë territorin, sikurse e Ushtarakut, e Policisë së Shtetit, do të jetë në të njëjtin nivel dhe trajtim”, theksoi Balla.

Ministri kërkoi nga strukturat të garantojnë ndërhyrjen në kohë në raste emergjencash e kur kërkohet asistenca e Shërbimit. Ai tha se duhen hapur stacione provizore, gjatë sezonit të verës, ku ka shumë flukse turistësh.

“Prej ditës së parë të vitit kam kërkuar të bëhen inspektime në godinat me frekuencë të madhe të publikut, ku duhet ketë rregulla fikse, të gjithë elementët e protokollit të mbrojtjes nga zjarri duhet të jenë të kontrolluara dhe të certifikuara”, apeloi Ministri i Brendshëm.

Ai vlerësoi maksimalisht punë e gjithë Shërbimit, brenda apo edhe jashtë vendit siç ishte dhe ndërhyrja verën e kaluar në Greqi.

“Pjesë e vëmendjes sonë, në këtë përpjekje të qeverisë së Kryeministrit Rama për rritjen e pagave në sektorin publik, është edhe përpjekja për rritjen e pagave edhe për punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, duke e nënvizuar se bëni një punë të vështirë me rrezik maksimal, e për këtë shkak dhe punës suaj gëzoni respektin e publikut”, u shpreh ministri./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aktualitet

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
Aktualitet

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

9 Qershor, 2025 10:31 am
Para
Pasi mbaroi shkollën, e reja nga Fieri i shkroi mesazh bashkëshortit: Hajde se piva helmin!

Pasi mbaroi shkollën, e reja nga Fieri i shkroi mesazh bashkëshortit: Hajde se piva helmin!

“Mirëmëngjes ma, kam provim sot”, vjehrra tregon mesazhet e fundit me 18 vjeçaren: Këtë nuse e quani të dhunuar?!

“Mirëmëngjes ma, kam provim sot”, vjehrra tregon mesazhet e fundit me 18 vjeçaren: Këtë nuse e quani të dhunuar?!

Ministrat e BE-së do të takojnë diplomatët e lartë izraelitë dhe palestinezë

Këshillit të BE-së i dërgohet propozimi që kushtëzon anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

TE FUNDIT

9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
9 Qershor, 2025

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ministri i Drejtësisë së...

Lexo më shumë

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
9 Qershor, 2025

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com