Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Certifikata e vaksinimit aplikohet në qershor/ Po ku janë vaksinat?

2021/03/26 at 9:44 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Certifikata e vaksinimit aplikohet në qershor/ Po ku janë vaksinat?

Kur të jenë vaksinuar të gjithë në BE ndaj COVID-19, kjo duhet të dokumentohet në një certifikatë, që personi mund ta paraqesë nëse i kërkohet. Por në fakt aktualisht vaksinat janë një mall jo i lehtë për t’u poseduar.


Në samitin virtual të BE-së (25.03) u ra dakord që deri në verë në BE të ketë një certifikatë të njësuar për vaksinimin. Kancelarja gjermane e mbështeti vendimin, por tërhoqi vëmendjen për disa pengesa.  Në BE vazhdon të jetë e diskutueshme nëse liria e lëvizjes do të kondicionohet nga kjo certifikatë.

Këtij vendimi i parapriu hapja e rrugës për certifikatën nga Parlamenti Europian një ditë më parë. Deputetët votuan që kjo çështje të trajtohet me procedurë të përshpejtuar. Komisioni i BE-së  preferoi një proces të përshpejtuar, në mënyrë që bisedimet mes institucioneve të mund të fillojnë sa më shpejt. Certifikata e planifikuar e vaksinimit do të aplikohet qysh në qershor.

“Me certifikatën digjitale” Komisioni i BE-së do të krijojë një zgjidhje të përbashkët teknike për të 27 vendet e BE-së për të kapërcyer kufizimet aktuale të udhëtimeve. Certifikata, që do të njihet në mbarë BE-në, duhet të dokumentojë vaksinimet, rezultatet e testeve të licencuara dhe informacionet për shërimin nga infeksioni me koronavirusin. Lidhur me zbatimin teknik ka një sërë pyetjesh.

Kritika dhe rezerva

Edhe pse deputetët votuan në procedurë të përshpejtuar, paraprakisht pati kritika të ashpra. Kryetari i grupit parlamentar të kristiansocialëve,  Manfred Weber (CSU), kritikoi, që propozimi i komisionit është bërë shumë vonë. “Dhe tani kërkohet të veprohet me procedurë të përshpejtuar”. Kryetari i grupit të ekologjistëve, Philippe Lamberts, nënvizoi, që një proces i tillë e kufizon fort debatin demokratik dhe verifikimin ndaj është e gabuar. Deputetët tërhoqën vëmendjen gjithashtu për pabarazitë lidhur me një certifikatë vaksinimi dhe theksuan, që përmes saj duhet të garantohet edhe ruajtja e të dhënave.

Po vaksinimi?

Përveç kritikave është edhe problemi që mungon furnizimi me vaksinat. Samiti virtual i BE-së (25.03) shqyrtoi problemet me furnizimin e vaksinave dhe kontrollin e eksporteve në vendet e treta. “Ne theksojmë rëndësinë e transparencës si dhe përdorimin e licencave të eksportit”, thuhet në deklaratën përmbyllëse të samitit. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi që në sfondin e problemeve me pandeminë të analizohen “pa doreza” dobësitë e BE-së. Shtetet e BE-së duan që  të rrisin shpejtësinë në procesin e vaksinimit të popullsisë ndaj koronavirusit. Megjithatë me orë të tëra në samit u zhvilluan debate për shpërndarjen e vaksinave, për të cilat ka vvshtirësi furnizimi. Në tre muajt e ardhshëm duhet të furnizohen tri herë më shumë vaksina se deri tani, deklaroi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Deri tani nga gati 450 milionë qytetarë të BE-së të paktën 65 milionë janë vaksinuar një herë. Deri në fund të marsit vendet e BE-së do të marrin rreth 100 milionë doza.  Për periudhën prill – qershor janë premtuar nga koncernet farmaceutike 360 milionë doza.

Çfarë bën Britania e Madhe?

Prodhuesit e vaksinës duhet t’u përmbahen afateve të kontraktuara të furnizimit, theksohet në deklaratën e samitit. Sfondi ka të bëjë kryesisht me grindjen lidhur me prodhuesin britaniko-suedez AstraZeneca. Sipas Komisionit të BE-së kompania gjatë tremujorit të parë do të duhej të furnizonte 120 milionë doza. Ndërkohë bëhet fjalë për maksimumi 30 milionë doza. Komisioni i BE-së për shkak të këtij debati i ka ashpërsuar rregullat e eksportit në BE. BE-ja druan, se AstraZeneca favorizon  britanikët në furnizim edhe me vaksinat që prodhohen në BE. Sipas Komisionit deri tani 21 milionë doza kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithsej BE ka eksportuar 77 milionë doza./DW



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Para

VIDEO/ Zjarrfikësit thyejnë soletën e magazinës, asnjë gjurmë nga roja

Çelja e fushatës/Rama: Kartolina nga 2 botë,Basha: Mbrëmje e mrekullueshme

Çelja e fushatës/Rama: Kartolina nga 2 botë,Basha: Mbrëmje e mrekullueshme

Dafina Zeqiri infektohet me Covid-19,  si është gjendja shëndetësore e saj

Dafina Zeqiri infektohet me Covid-19, si është gjendja shëndetësore e saj
















TE FUNDIT

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
19 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
19 Nëntor, 2025

Dashi Gazetat mund të sjellin njohuri për ngjarje të çuditshme që të pushtojnë imagjinatën. Mund të duash të mësosh më...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com