Një pikë karburanti në fshatin Mollas në Bashkinë e Cërrikut ka rënë pre e një grabitjeje të armatosur.
Grabitja ka ndodhur gjatë natës nga disa persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët kanë goditur pronarin e karburantit dhe më pas kanë marrë me vete kasafortën me para.
Nga ngjarja ka mbetur i lënduar vetë pronari, i cili në dëshminë e para ka thënë se autorët u shfaqën me uniforma policie.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj, ndërkohë që ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.
Në orët e mbrëmjes së të premtes, një tjetër grabitje ndodhi në Tiranë, ku persona të armatosur grabitën një supermarket në rrugën “5 Maji”.