Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ceremoni për ekipin olimpik, Veliaj: Sukses i paimagjinuar më parë për Shqipërinë

2024/08/12 at 9:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ceremoni për ekipin olimpik, Veliaj: Sukses i paimagjinuar më parë për Shqipërinë

Pas ceremonisë së mirëseardhjes në Rinas të skuadrës olimpike që për herë të parë vijnë me dy medalje në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka pritur sportistët në një ceremoni të posaçme.


Veliaj tha se sot flamuri i Shqipërisë, falë përpjekjeve të mbledhura ndër vite, arriti të ngrejë flamurin kombëtar dy herë në Paris. Ai tha se kjo javë përkon me 104-vjetorin e Sport Klub Tiranës, ku shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë kontribuuar.

‘‘Sot nuk mund të na vijë një mesazh më i mirë se sa mesazhi që djersa, talenti, puna, përpjekja, skuadra, shpërblehen. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, sidomos të rinjve që aspirojnë që, si këta djem, t’i arrijnë gjërat me punë, me përpjekje, me dashuri, me pasion, si një mision i përbashkët, që është flamuri ynë kombëtar, skuadra jonë, Shqipëria. Gëzuar ditën e rinisë shumë djemve dhe vajzave që janë këtu sot edhe besojnë se vetëm me djersë, me punë dhe me talent ne mund të ecim përpara. Sot është edhe fiks data kur ne kemi çuar aplikimin për Tirana Kryeqyteti Europian i Sportit dhe mbaj mend se si kemi qenë me të njëjtin emocion. Një traditë që po e ndjek Vlora sot, edhe me shpresë, nesër Shkodra. Sporti mund të transformojë realitete ekonomike, realitete politike dhe realitete diplomatike. Sot flamuri i Shqipërisë, falë kësaj përpjekje, falë këtyre copave të këtij pazëlli të një fotografie të madhe të mbledhur ndër vite me përkushtim të jashtëzakonshëm nga Fidel Yllli dhe skuadra e jashtëzakonshme e KOKSHI-t, arriti të ngrejë flamurin tonë dy herë në Paris, me një sukses të paimagjinuar më përpara’’, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku pati një përgjigje edhe për kritikët dhe skeptikët, kur tha se duhen lënë mënjanë “cic-micet” politike dhe të mobilizohen të gjithë për të bërë Shqipërinë krenare kudo.

‘‘Kur përballemi me sfidat dhe ‘cic-micet’, kujtojmë se fuqia jonë qëndron në unitet dhe në përpjekjet tona të palodhura për të çuar përpara emrin dhe nderin e kombit tonë. Ju jeni dëshmia e gjallë se, me vendosmëri dhe besim në vlerat tona, çdo pengesë mund të kapërcehet dhe çdo ëndërr mund të bëhet realitet. Për këtë, ne nuk mund të jemi asgjë më pak se sa krenarë për ju’’, vijoi më tej Veliaj.

Ndërsa në fund ai tha se Shqipëria po tregon përditë e më shumë se është mikpritëse dhe hap dyert për këdo që është i talentuar dhe dëshiron të kontribuojë për këtë vend.

‘‘Medaljet, që sollën në Tiranë Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, janë një nderim për ne, njëherësh edhe një vulë tjetër mbi vulat në pasaportat e tyre kuqezi. Kjo nuk është një histori që ndodh për herë të parë, kjo është një histori që përsëritet dhe që e vulos përfundimisht faktin që Shqipëria është një shtëpi me SH të madhe, një shtëpi e dëshiruar, e ëndërruar dhe përmbushëse, një Shtëpi që të hap dyert dhe të mirëpret. Është shtëpia tipike, si një hapësirë private që mbushet përditë me shenja identifikuese simbolike dhe emocionale. Ia vlen ta mbushësh me shenja të rëndësishme. Chermen Valiev dhe Islam Dudaev sollën shenjat e radhës në shtëpi, dy medaljet olimpike, të cilat janë, sa fitore dhe emocion, po aq edhe simbol dhe identitet. ‘Gjëja më e bukur e një udhëtimi,’ kam lexuar diku, ‘është kthimi në shtëpi,’ E të kthehesh në shtëpi me zemrën plot dhe të pritesh me zemra plot është një kulminacion. Mirë se u kthyet në shtëpi, medalistët më të rinj shqiptarë!’’, përfundoi Veliaj.

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli tha se është hera e parë që në Shqipëri vjen, jo një, por dy medalje olimpike, duke futur Shqipërinë në listën e 206 komiteteve olimpike në botë.

‘‘Sot është një ditë historike për sportin shqiptar, sepse Komiteti Olimpik Shqiptar, ka hyrë në listën e 206 komiteteve olimpike në botë që kanë marrë medalje olimpike. Kjo falë punës së këtyre dy sportistëve dhe trajnerëve të tyre që arritën të ngrenë lart flamurin shqiptar në Paris. Këta janë sportistët tanë që na bëjnë krenarë dhe janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, duke i dhënë imazh, Tiranës që la titullin si ‘‘Qyteti European i Sportit’’, tha Ylli.

Në fund, Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni tha:

‘Jam i përulur dhe mirënjohës për gjithsecilin. Medalja është e flamurit kombëtar dhe jam krenar që pas shumë viteve si sportist nuk arrita ta marr, por sot si drejtues i Federatës ja dolëm. Ia doli Shqipëria. Meqë jemi te çatia e Bashkisë, përpos asaj që Shqipëria fitoi, Sahiti ka patur një disfatë me kryetarin, kështu që dua ta paralajmëroj, që i kërkoj revansh.



Ju sugjerojmë

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije
Kryesore

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije

27 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore

27 Dhjetor, 2025 7:20 pm
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë

27 Dhjetor, 2025 6:59 pm
Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
Bota

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

27 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
Bota

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Para
Shtëpia e Bardhë: Irani mund të kryejë sulme ndaj Izraelit gjatë kësaj jave

Shtëpia e Bardhë: Irani mund të kryejë sulme ndaj Izraelit gjatë kësaj jave

Pakistani arreston ish-kreun e zbulimit të vendit

Pakistani arreston ish-kreun e zbulimit të vendit

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 13 gusht 2024
















TE FUNDIT

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
27 Dhjetor, 2025

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se Ötzi, njeriu i akullit që jetoi më shumë se 5 mijë vjet...

Lexo më shumë

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
27 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha se Kievi nuk...

Lexo më shumë

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
27 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, nga ku bëri një koment edhe për “vetëpërjashtimin”...

Lexo më shumë

Protestë e PD-së në Surrel

Protestë e PD-së në Surrel
27 Dhjetor, 2025

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel.  Me pishtarë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com