Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe RMV”, sot samiti Ballkani Perëndimor-BE

2021/10/06 at 9:31 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe RMV”, sot samiti Ballkani Perëndimor-BE

Gjermania është një nga vendet që e mbështet perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE. Ministri i jashtëm Heiko Maas, kishte apeluar të hënën në kuadër të një takimi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përkatësisht fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Ky proces për momentin ka ngecur, për shkak të vetos bullgare. Maas tha se Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor në Brdo pri Kranju duhet të “dërgojë në rajon mesazhin e qartë se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është një synim i arritshëm.


Ekonomia gjermane për çelje të negociatave

Edhe kryetari i Shoqatës së Bizneseve në Lindje, Oliver Hermes , sipas një deklarate të publikuar në prag të samitit ka kërkuar nga qeveria gjermane të lobojë për çeljen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç del në pah nga një dokument pozicionimi që nga ka nxjerrë në prag të samitit Shoqata e Bizneseve të Lindjes. “Presim nga qeveria e re që të vijojë angazhimin e deritanishëm dhe të investohet me vendosmëri në Bruksel për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, çfarë është miratuar qysh vitin e kaluar”, tha Hermes.

Shkëmbimi i mallrave të Gjermanisë me rajonin është trefishuar në periudhën 2009 dhe 2019 në më shumë se dymbëdhjetë miliardë euro. Kompanitë gjermane kanë kryer investime në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Serbi, ku numri i vendeve të punës të hapura falë investimeve gjermane ka arritur në 70.000, e në Bosnjë dhe Hercegovinë rreth 35 000 vende pune. Një shifër e ngjashme synohet të arrihet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Te investohet në energji të ripërtërishme

Agora Energiewende, një think tank me qendër në Berlin, bën thirrje që në kuadër të axhendës së gjelbër, që është pjesë e Planit Ekonomik dhe Investitor të BE-së, të dilet nga përfitimi i ekonomisë nëpërmjet qymyrit. Në një studim të publikuar në prag të samitit, Agorawende thotë se dy minierat e qymyrit që janë planifikuar të ndërtohen në rajon janë destinuar të dalin me humbje. Kjo, pasi vetë nxjerrja e qymyrit është shumë kushtueshme,  por edhe për shkak të rritjes së masave që duhen marrë për mbajtjen e ajrit të pastër, si edhe për faktin që do të vështirësohet shitja e energjisë së fituar prej qymyri në Evropë. Agora Energiewende kërkon që të fillohet që tani me kalimin në energji të ripërtërishme e cila sipas saj është e mundur te realizohet deri në vitin 2040.

Ekologjizimi dhe digjitalizimi i ekonomive të Ballkanit Perëndimor janë pjesë Planit Ekonomik dhe Investitor të BE-së. BE-ja dhuron 9 miliardë euro, ndërsa synon të gjenerojë  30 miliardë euro të tjera përmes investimeve private.

“Plani ekonomik nuk do të sjellë rritje ekonomike” 

Por një studim i përbashkët i Fondacionit gjerman Bertelsmann dhe Instituti Vjenez për Ekonomi të Krahasuar, publikuar në prag të samitit, e kritikon këtë strategji. Autorët Stefani Weiss dhe Richard Grieveson janë të mendimit se pakoja ekonomike e BE-së nuk do ta ndryshojë gjendjen e trishtë ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Dhe se investime të tilla edhe në të kaluarën nuk kanë funksionuar.

Rritja e këmbimit tregtar brenda rajonit nuk e ka rritur mirëqenien për kokë të popullsisë së rajonit, i cili është ende 15 deri 20 herë më i ulët se ai i  BE-së. Ata propozojnë integrimin ekonomik të rajonit me BE-në, duke hapur fondet strukturore dhe të kohezionit si edhe instrumente të tjera të financiare./DW



Ju sugjerojmë

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
Aktualitet

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

2 Janar, 2026 9:24 pm
Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
Aktualitet

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

2 Janar, 2026 7:57 pm
U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
Bota

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

2 Janar, 2026 6:55 pm
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 Janar, 2026 6:33 pm
Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Kryesore

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

2 Janar, 2026 5:11 pm
Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
Bota

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

2 Janar, 2026 4:31 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Para
Nga shoqëritë tregtare te makinat luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e “Ben Qimes”

Nga shoqëritë tregtare te makinat luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e “Ben Qimes”

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor i takon BE-së

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor i takon BE-së

“Gëzimi i parë i nanës”, vdes nga Covid fotografi, fjalët prekëse të së ëmës
















TE FUNDIT

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
2 Janar, 2026

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në...

Lexo më shumë

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
2 Janar, 2026

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet...

Lexo më shumë

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
2 Janar, 2026

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
2 Janar, 2026

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com