Pas njoftimit të PD-së se FRP) do të nisë nga kjo e premte procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat, ka reaguar vetë Forumi Rinor i Partisë Demokratike.
FRPD sqaron se është organizatë partnere e Partisë Demokratike Shqiptare, ka forumet e veta dhe statutin e vet dhe çelja e garës nga PD është në shkelje të statutit.
Për zgjedhjet në FRPD, Basha ka urdhëruar edhe ngritjen e një grupi pune që do të ndjekë procesin, i cili përfundon me zgjedhjen e kryetarit përmes formulës 1 anëtar 1 votë.
Në njoftim PD thotë se kryetarit aktual, Belind Këlliçit, i ka mbaruar mandati në vitin 2019, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç..
Ky vendim i kryedemokratit Basha erdhi dy ditë para se Sali Berisha të mbledhë të rinjtë demokratë në një Foltore të posaçme në Tiranë./Opinion.al