Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta prezanton nismën për mbrojtjen e votës:“Denonco krimin zgjedhor”

2021/03/25 at 3:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Meta prezanton nismën për mbrojtjen e votës:“Denonco krimin zgjedhor”

Teksa na ndajnë 30 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti Ilir Meta, ashtu siç e kishte paralajmëruar me parë, ka hapur rubrikën, përmes të cilës qytetarët mund të denoncojnë krimet zgjedhore. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit bën me dije se nisma do të mbajë emrin “denonco krimin zgjedhor”.


Më tej, ai thotë se kjo dritare shfaqet në faqen e institucionit të Presidentit të Republikës dhe çdokush, mundet të denoncojë çdo fenomen negativ, që ka lidhje me procesin zgjedhor.

Ndërkohë Meta thekson se vetëm përmes garantimit të ushtrimit të së drejtës themelore të votës dhe realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do t’i japet fund krizës së përfaqësimit, që ka përfshirë institucionet kryesore të shtetit dhe do të zhbllokohet çelja e negociatave me Bashkimin Europian.

MESAZHI I PLOTË I PRESIDENTIT

Të nderuar qytetarë, nga sot na ndajnë vetëm 30 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Për këtë arsye dua të ndaj me Ju nismën time “DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR”, ku çdo qytetar mund të denoncojë dhe të demaskojë çdo veprim, që përbën shkelje të së drejtës themelore të votës apo që dëmton procesin zgjedhor! Krimi zgjedhor, godet dhe shtrembëron vullnetin e zgjedhësit, instalon autokracinë dhe rrezikon demokracinë, duke përdhosur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të drejtat, liritë dhe vlerat universale, që mbrohen prej saj. Rreziku i shit-blerjes së votës është i pranishëm dhe kërcënues.

Prandaj të gjithë bashkë, ne duhet të jemi barrikadë për të ndalur një herë e mirë, këto veprime të shëmtuara dhe të papranueshme për një vend demokratik!  Demokracia merr kuptim vetëm nëse qytetarët, mbrojnë të drejtat e tyre duke refuzuar e denoncuar çdo përpjekje, që shtrembëron vullnetin e tyre në zgjedhje. Ne duhet denoncojmë hapur dhe pa hezitim çdo krim zgjedhor. Për këtë arsye kam vendosur t’i jap udhë një nisme, që synon realizimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standardeve europiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese ku përfshihet e drejta e votës së lirë.

Për këtë qëllim kam zgjedhur si bashkëpunëtor kryesor qytetarët e Shqipërisë, unitetin e të cilëve, përfaqësoj, pasi ky proces zgjedhor është i një rëndësie mbarëkombëtare. Që nga sot, kam vendosur t’u vë dispozicion të gjithë qytetarëve një dritare të re të mbrojtjes së votës së lirë me moton, “DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR”. Kjo dritare shfaqet në faqen e institucionit të Presidentit të Republikës dhe çdokush, mundet të denoncojë çdo fenomen negativ, që ka lidhje me procesin zgjedhor. I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të mos hezitojnë, të mos tremben, por me kurajo dhe pa hezitim, të denoncojnë në mënyrë të dokumentuar, me çdo mjet, me zë dhe me figurë, çdo veprim të kundraligjshëm, ku përfshihen:

Çdo lloj veprimi, që përbën kanosje apo dhunim të zgjedhësve, apo subjekteve zgjedhore, apo çdo shkelje, që i bëhet të drejtës së votës së qytetarëve;  Çdo veprim, që synon të pengojë ushtrimin e të drejtave nga subjekteve zgjedhore gjatë këtyre zgjedhjeve; Të denoncohet çdo falsifikim që mund të tentohet t’i bëhet materialit zgjedhor apo rezultatit të zgjedhjeve; Të denoncohet çdo veprim, që synon të dëmtojë materialet zgjedhore; Të denoncohet çdo veprim apo mosveprim, që dhunon votimin e fshehtë;

Të denoncohet çdo përpjekje apo veprim, që synon votimi më shumë se një herë; Të denoncohet çdo veprim që synon korrupsionin aktiv apo pasiv në zgjedhje; Të denoncohet çdo tentativë apo përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore; Të denoncohet çdo lloj veprimi që synon pengimin e zgjedhësit në votime; Të denoncohet çdo shkelje e së drejtës së zgjedhjes; Të denoncohet çdo veprim, që synon të tërheqë apo të përdorë në mënyrë të paligjshme dokumenta të identifikimit të personave të tjerë; Të denoncohet pa hezitim, çdo anëtar i Forcave të Armatosura apo i Policisë së Shtetit, i cili shpërdoron detyrën, duke u angazhuar politikisht, apo duke mbështetur me veprime apo mos veprime një forcë politike.

Denonconi dhe demaskoni çdo gjë, që ju duket e parregullt, e paligjshme, e pamoralshme, që tenton të manipulojë zgjedhësit, zgjedhjet, procesin e votimit, votën e lirë dhe vullnetin e qytetarëve.

E thërras këtë Aleancë me qytetarët, me moton “DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR”, për të sensibilizuar, mbështetur, nxitur dhe përkrahur drejtpërdrejt çdo qytetar, apo dhe funksionar publik të përgjegjshëm, që të denoncojë çdo veprim të paligjshëm në organin e Prokurorisë, KQZ, dhe tek Presidenti i Republikës, me qëllim që askush të mos i shmanget drejtësisë dhe çdokush të vihet përballë përgjegjësisë sipas ligjit.

Përmes kësaj Aleance, ne bashkë do të garantojmë në mënyrë të padiskutueshme, se kushdo që tenton të prekë votën e lirë, nuk do të ketë shpëtim. Kushtetuta parashikon se e drejta themelore për të zgjedhur dhe respektimi i parimit të pluralizmit politik, janë bazat e funksionimit të shtetit tonë demokratik dhe secili prej nesh ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto parime. Presidenti i Republiës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e çdo denoncimi, dhe bërjen publike të fakteve që lidhen me ndërhyrjet e paligjshme në procesin zgjedhor.

Vetëm përmes garantimit të ushtrimit të së dejtës themelore të votës dhe realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do t’i japim fund krizës së legjitimitetit dhe të përfaqësimit, që ka përfshirë institucionet kryesore të shtetit, do të zhbllokojmë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe do të garantojmë se do të qeverisemi sipas vullnetit real të sovranit. 

Presidenti i Republikës është i hapur të bashkëpunojë me të gjitha institucionet shtetërore përgjegjëse, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë ata, që kanë për detyrë mbarëvajtjen apo monitorimin e procesit zgjedhor, për të garantuar se çdo fenomen negativ, që përbën vepër penale, të evidentohet, regjistrohet dhe të hetohet brenda një afati të arsyeshëm.

Të nderuar qytetarë, këto zgjedhje janë të lidhura drejtpërdrejt me të ardhmen tonë europiane dhe kanë një rëndësi mbarëkombëtare.  Unë kam bindjen e palëkundur se do të jemi të gjithë aleatë në këtë mision historik! Në këtë nisëm të re, ftoj të gjithë shqiptarët për të “DENONCUAR KRIMIN ZGJEDHOR”, nën moton: “Të mbrojmë zgjedhjet, të mbrojmë pluralizmin, të mbrojmë demokracinë!”./Opinion.al

 

 

 



Ju sugjerojmë

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata
Rajoni

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

13 Tetor, 2025 10:08 pm
Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK
Kryesore

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK

13 Tetor, 2025 9:41 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

13 Tetor, 2025 9:15 pm
VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
Bota

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

13 Tetor, 2025 8:24 pm
Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
Sport

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

13 Tetor, 2025 8:11 pm
“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën
Bota

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën

13 Tetor, 2025 7:51 pm
Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak
Bota

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

13 Tetor, 2025 7:28 pm
Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë

13 Tetor, 2025 7:02 pm
Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe
Bota

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe

13 Tetor, 2025 6:42 pm
Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin
Bota

Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin

13 Tetor, 2025 6:15 pm
Para
Mbërrijnë në Rinas 192 mijë doza të vaksinës kineze “Sinovac”

Mbërrijnë në Rinas 192 mijë doza të vaksinës kineze “Sinovac”

Shqipëri-Angli/ Policia: FSHF u nxitua me deklaratën, kemi marrë masa

Shqipëri-Angli/ Policia: FSHF u nxitua me deklaratën, kemi marrë masa

Rama: Bisedime për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave

Rama: Bisedime për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave
















TE FUNDIT

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata
13 Tetor, 2025

“Mua vërtetë nuk më zuri gjumi nga humbja me Shqipërinë, por nuk më zuri gjumi se isha i trishtuar, jo...

Lexo më shumë

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK
13 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në një tubim të caktuar në Tiranë më 17 tetor, në...

Lexo më shumë

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
13 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndet me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së Paqes...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
13 Tetor, 2025

Koha që dhjetëra familje në Izrael kishin pritur për t’u ribashkuar me të dashurit e tyre që ishin rrëmbyer nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com