Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se është e pamundur që më datë 9 Nëntor të mbahen zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, edhe sikur Gjykata Kushtetuese të shprehet më 31 tetor për ankimimin e Erion Veliajt.
Kjo, sipas tij, vjen për shkak të disa procedurave për përgatitjen e zgjedhjeve që kërkojnë kohë dhe KQZ nuk mund të veprojë tani për bashkinë e Tiranës përsa kohë është dhënë një urdhër për pezullimin e dekretit për Tiranën.
“Janë një sërë aspektesh të tjera që jo veçmas kohës që kërkojnë se të gjitha mund t’i mbarojmë qoftë për 24 orë, por janë disa të drejta që këto subjekte i kanë të garantuara në Kushtetutë e Kodi zgjedhor. Kur vijmë te kandidatët kemi rastin e kandidatëve të pavarur do të duhet të regjistrohen nëpërmjet një procesi që jo vetëm kërkon kohë e ditë, por përmban edhe disa të drejta që nuk ua mohon atyre. Duhet të paraqesë nismëtarë, interesin për zgjedhjet, duhet që KQZ ta pajisë me formularët për mbledhjen e nënshkrimeve dhe këtë formular për Tiranën nuk mund ta vendosim tani në dispozicion se është e pezulluar. Kështu që janë disa veprime juridike të obliguara për t’u kryer si nga KQZ por ajo cfarë ka më shumë rëndësi nga ata që marrin pjesë në xgjehdje dhe kandidatë. Kështu që mendoj se do të ishte më me dobi që ta themi që zhvillimi i procesit zgjedhor në datën 9 është thuajse i pamundur. Se cfarë angazhon pas datës 31 nëse GJK vendos më 31, ky vendim për KQZ , për këshillin e ministrave apo presidentin këtë nuk di ta them. Secili prej nesh duhet ta ketë të qartë se cfarë veprimi duhet të ndërmarrë. “, u shpreh Celibashi.