Aktualitet

Celibashi:Komisionerët që i bëjnë bisht detyrës do kenë përgjegjësi penale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 25/04/21 |
Opi Nion

Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka folur për problemet në disa qendra votimi që lidhen me procesin e identifikimit elektronik të votuesve.

Sipas kreut të KQZ, nga 5199 qendra votimi, vetëm në 142 prej tyre po bëhet identifikimi në mënyrë manuale. Ai tha se pritshmëritë kanë qenë më të mëdha, pasi pajisjet përdoren për herë të parë.

Sakaq, Celibashi iu bëri thirrje gjithashtu komisionerëve që të mos e braktisin detyrën pasi do të përballen me penalitete.

“Vetëm në 142 qendra votimi procesi i identifikimit po bëhet në mënyrë manuale. Në të gjitha të tjerat po bëhet përmes pajisjes së identifikimit elektronik. Kemi pasur disa probleme teknike. Në pritshmërinë tonë kanë qenë më të mëdha, pasi pajisjet përdoren për herë të parë, por në tërësi nga 5199 përqindja e atyre ku nuk po bëhet në mënyrë elektronike është shumë i vogël. Disa problem vijnë për shkak të nivelit të ulët të dijeve nga operatorët. Edhe kur në rastet nuk printon në mënyrë korrekte kuponin, procesi do të duhet të vazhdojë. Nuk ka asnjë arsye se nëse nuk punon printeri të ndalojë procesi. Drejtuesit e partive politike që kanë anëtarë në qendrat e votimit, që këta anëtarë të respektojnë përgjegjësitë e tyre. Nuk ka arsye që edhe problem të vogla t’i kategorizojnë si të natyrës politike. Kushdo komisioner që do t’i bëjë bisht detyrës do të ketë përgjegjësi penale”, u shpreh Celibashi./Opinion.al

Pas