-U tha në Opinion

Celibashi tregon arsyen përse Tom Doshi u vendos në listat e zgjedhjeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:00 - 06/04/21 |
el ida

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se Prokuroria është duke verifikuar 30 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Celibashi tha se nëse ndonjë prej kandidatëve do të skualifikohet nga prokuroria edhe pasi fletët e votimit të jenë shtypur, ai humbet të drejtën për t’u zgjedhur.

Celibashi foli gjithashtu edhe për rastin e Tom Doshit, për të cilin Ambasadorja Amerikane kishte kërkuar moskandidimin.

“Ne kemi vlerësuar me të gjithë seriozitetin e duhur të gjitha thirrjet që kanë ardhur nga partnerët dhe miqtë ndërkonmbëtarë, por dhe faktorë të tjerë politikë, lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve. Ky është proces vazhdues. Në momentin që kemi shqyrtuar dokumentacionin në dispozicion kemi marr vendimin që reflekohet edhe në fletën e votimit”, tha Celibashi.

Ndër të tjera Komisioneri Shtetëor i Zgjedhjeve u shpreh se aktualisht janë duke u verifikuar nga prokuroria 30 kandidatë, bazuar në indicjet e KQZ.

“Kemi bërë vlerësim paraprak të 1836 kandidatëve të partive dhe koalicioneve dhe kandidatë të pavarur. Është një staf që punon në KQZ mbi bazën e dokunmentave që prezantojnë partitë dhe kandidatët. Nga shqyrtimi i këtyre dokumentave, kemi marr indicje. Për disa kandidatë kemi marr indicje dhe nga partitë politike apo mediat siç është rasi i Doshit”, tha Celibashi.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse ndonjëri prej tyre rezulton me probleme, Celibashi tha: “Ata janë të identifikuar me numra. Nuk do na duhet të printohen fletët për së dyti, po ata e humbasin të drejtën për t’u zgjedhur”./Opinion.al

Pas