Në konferencën e përjavshme për mediat, kreu i PD, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët për deklaratën e kryekomisionerit Celibashi se PD rrezikon mosregjistrim në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Berisha tha se për PD ka një vendim Gjykate që ka njohur Kongresin e 11 Dhjetorit. Ai vijoi akuzat ndaj kryeministrit duke u shprehur se është ai që mban peng vendimin e Gjykatës.
“PD ka vendim të gjykatës për Kongresin e 11 Dhjetorit. Në çdo vend të botës ky vendim do ishte regjistruar në Gjykatë. E mban peng Rama. Ne kemi vendimin e gjykatës kjo është e vërteta absolute. Do zgjedhë KQZ vendimin e gjykatës apo pengun e gjykatës, është çështje e tyre. Ne kemi vendimin e gjykatës, të gjitha të tjerat janë marrje peng. Unë para jush kam denoncuar autorët e pengmarres”-tha Berisha.