Aktualitet

Celibashi pas takimit me ambasadorët: I informova për masat e marra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 22/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Sorca kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Në përfundim të takimit, në një dalje për mediat Celibashi tha se në fokus të takimit me ambasadorët kanë qenë përgatitjet e procesit zgjedhor të 25 prillit.

Më tej, kreu i KQZ theksoi se i ka informuar ambasadorët mbi të gjitha masat që ka marrë KQZ në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Takim shumë të mirë me ambasadoren Kim dhe amabsadorin Soreca në lidhje me përgatitjet e procesit zgjedhor të 25 prillit. I informova mbi gjithë masat që KQZ ka marrë në kuadër të këtij procesi. Theksuam së bashku rëndësinë e këtij procesi zgjedhor, të cilësisë së përgatitjes së këtij procesi nga ana e KQZ, trajtuam të gjitha aspektet përgatitore të këtij procesi për të parë qartësisht cilësinë e këtyre përgatitjeve dhe për të konfirmuar edhe njëherë nga ana ime çfarë KQZ ka bërë në lidhje me këtë proces shkon e gjitha në interes të votuesve shqiptarë dhe të garancisë absolute të integritetit të procesit”, tha Celibashi./Opinion.al

Pas