Pas vendimit të KQZ për mos regjistrimin e PD për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka reguar Ledio Nuraj, përfaqësuesi ligjor i PD së drejtuar nga Sali Berish.
Lidhur me vendimin, Nuraj tha se do të ankimohet ky vendim në KAS. Sipas tij, PD e vërtetë është ajo që drejtohet nga Berisha, ku dhe aderojnë demokratët e vendit tonë.
“Vula simbolet dhe PD janë në dorën e anëtarësisë. PD e vërtetë është ajo ku aderon anëtarësia e saj pres 32 vitesh me kryetar Berishës. Kemi kërkuar vendimi i sotëm të zbardhet që të kemi ankimim në KAS”, ka deklaruar ai.