Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD që njihet prej tij, Enkelejd Alibeaj ka folur dhe për proceduar e regjistrimit të partisë në zgjedhje.
Alibeaj tha se do ndiqen të gjitha procedurat dhe se dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin.
“PD do ndjekë procedurat, dokumentacioni i dorëzuar në KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin. PD do të regjistrohet e do jetë pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar ai.
Një ditë më pare kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se duhet firma e Lulzim Bashës si kryetar i regjistruar i kësaj partie, për regjistrimin e PD për zgjedhjet lokale.