8 Marsi është afati i fundit kur partitë politike duhet të droëzojnë pranë KQZ-së listat e kandidatëve për deputetë. Ndërsa forcat politike kanë mbyllur më 24 Shkurt listat e koaliacioneve, një nga elementet më të rëndësishëm të këtij procesi janë tashmë emrat që do të garojnë në këto zgjedhje.
Përmes një publikimi në rrjetin social Tuiter, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje forcave politike të zgjedhin kandidatura që plotësojnë kriteret ligjore.
“Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve”, shkruan Celibashi.
Kujtojmë se parlamenti aktual është cilësuar si një ndër më pak cilësorët, për sa i përket nivelit të deputetëve./Opinion.al