Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çelësi kundër valës së dytë të koronavirusit

2020/06/20 at 8:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Studimi ngre alarmin: Koronavirusi mund të përhapet edhe përmes seksit

A couple wear protective face masks as they kiss, due to the outbreak of the coronavirus (COVID-19), at Jose Joaquin de Olmedo International Airport in Guayaquil, Ecuador March 13, 2020. REUTERS/Santiago Arcos

Shumë shtete po dalin prej izolimit, edhe pse shumë ekspertë parashikojnë një valë të dytë infeksionesh nga Covid-19. Bazuar në valën e parë, këta vende mund të parandalojnë më të keqen nëse vihen në lëvizje me shpejtësi.


Qeveritë që hezituan të organizojnë një reagim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës kur u shfaq virusi, përfunduan me tetë herë më shumë viktima për 100 000 banorë, krahasuar me ato që vepruan menjëherë pas shfaqjes së rastit të parë.

Kjo, sipas një analize që Bloomberg i ka bërë Indeksit të Masave të Shtrëngimit – i cili mat rreptësinë e masave izoluese dhe është hartuar nga Blavatnik School of Governmen në Universitetin e Oksfordit.

“Nëse vepron ngadalë, ke një bazë shumë më të gjerë infeksionesh e cila është shumë më e vështirë të kontrollohet”, sipas Mark Dybul, profesor i shëndetit global në Georgetoën University Medical Center dhe ish kreu i Fondit Global për luftën kundër AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries.

“Edhe kur vendos kufizime shumë të forta, tashmë përhapja ka ndodhur në një nivel që është shumë e vështirë të frenohet”.

Reagimet e shpejta ishin ato ku një seri e plotë masash kufizuese hynë në fuqi brenda 35 ditësh nga raportimi i rastit të parë, kohëzgjatja mesatare për të gjithë vendet e analizuara. Reagimet e ngadalta kanë të bëjnë me pritjen për të reaguar, duke përfshirë strategjinë fillestare të “imunitetit të tufës” që ndoqi Mbretëria e Bashkuar, apo rritjen graduale të masave, teksa numri i infeksioneve shtohej.

Reagimet e forta përfshijnë një gamë të gjerë masash, që lidhen me gjithçka, nga përmasa e tubimeve deri tek udhëtimi i brendshëm, dhe kufizimet ishin shpesh të detyruara për të gjithë shtetin. Reagimet e dobëta përfshinin masa më të pakta, me detyrime vetëm rajonale apo edhe thjesht rekomandime. Kjo përfshin Japoninë, ku qeveria federale rekomandoi që njerëzit të rrinin në shtëpi, të punonin nga shtëpia dhe anulonin aktivitetet, por nuk vendosi kufizime për grumbullimet as edhe për linjat e metrosë që në atë vend janë të tejmbushura, dhe ua la në dorë prefekturave që të vendosnin për mbylljen e shkollave.

Pothuajse të gjitha shtetet vendosën disa kufizime në shkolla dhe udhëtimet ndërkombëtare, por ato me reagime më të forta shkuan shumë përtej kësaj. Argjentina mori rezultatin më të lartë në indeksin e rreptësisë së Oksfordit, pasi ndali krejt jetën normale të përditshme. Çdo shkollë dhe biznes jo-thelbësor në vend u mbyll; të gjithë autobusët ndërqytetas, trenat dhe fluturimet e brendshme u pezulluan; kufijtë ndërkombëtarë u mbyllën edhe për qytetarët; dhe në rrugë u vendosën pika kontrolli, për të kapur ata që thyenin karantinë – një vepër e dënueshme deri në dy vjet burg.

Brazili fqinj ndoqi një qasje të kundërt: një reagim i vonuar, i udhëhequr nga shtetet dhe i kundërshtuar nga Presidenti Jair Bolsonaro, i cili inkurajoi njerëzit të rikthehen në punë. Numri i të vdekurve në Brazil është mbi 11 herë më i lartë se ai i Argjentinës, për 100,000 banorë dhe vazhdon të rritet me shpejtësi.

Shumica e vendeve filluan të forcojnë masat e sigurisë afërsisht në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli Covid-19 pandemi, në mes të marsit. Deri në atë kohë, dhjetëra vende kishin më shumë se 100 raste.

Reagimi i SHBA ndaj virusit ishte edhe më i ngadaltë dhe e i dobët, se sa shumica e vendeve të tjera. Me përjashtim të një ndalimi për udhëtarët që vinin nga Kina, dhe më tej nga Evropa, frenimi u menaxhua pothuajse tërësisht nga qeveritë e shteteve dhe ato lokale, të cilat nuk binin dakord mbi peshën e rrezikut që paraqiste virusi, apo nëse vlente një bllokim duke patur parasysh pasojat ekonomike. Pavarësisht se konfirmuan rastin e parë në janar, shumica e shteteve nuk filluan të anulojnë tubime të mëdha ose të mbyllin shkollat, deri në mes të marsit. Edhe atëherë shumë njerëz vazhduan të udhëtojnë mes shteteve.

Disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Korenë e Jugut, arritën t’i frenojnë shpërthimet e tyre me një qasje më të lokalizuar, falë testimeve të disponueshme dhe gjurmimeve të kontakteve. Koreja e Jugut fitoi lëvdata nga e gjithë bota, për faktin se ishte në mesin e vendeve të para që ofroi testime të targetuara për të gjithë komunitetet. SHBA, nga ana tjetër, ka patur shumë vështirësi për vlerësimin me saktësi të shkallës së infeksioneve. Numri i testimeve ka ndryshuar gjerësisht nga shteti në shtet, dhe aty ku ekziston testimi me makina, punonjësit e spitaleve janë përballur me mungesa në pajisje të mbrojtjes personale, duke përfshirë maska kirurgjikale, doreza dhe veshje mbrojtëse.

Shtetet që po rihapen pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, duke përfshirë SHBA, ka gjasa të përballen me rishfaqje të pandemisë më herët, duke e bërë më urgjente për ta që të përgatiten të veprojnë shpejt, sapo të shfaqen shenjat paralajmëruese. Fatkeqësisht, nuk po ndodh gjithmonë.

Raste të reja po rriten me shpejtësi në më shumë se 20 shtete në SHBA, sipas një gjurmuesi të përgatitur nga Universiteti John Hopkins, i cili mat mesataren tre ditore në secilin shtet.

“Do të kemi më shumë përhapje infeksionesh në 3-4 muajt e ardhshëm se sa mendonim”, thotë Dybul. “Dhe kjo nuk është shenjë e mirë po të kemi parasysh një valë të dytë të madhe. Do të thotë se nuk jemi gati për një të tillë, dhe do të thotë se vala e dytë do të jetë më e madhe se sa duhet”./Opinion.al

Etiketa: celesikoronavirusivale


Ju sugjerojmë

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Vrasja me thikë në Berat, shkak u bë kali i autorit

28 Tetor, 2025 5:24 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë, sherri nisi për tasin e proshutës

28 Tetor, 2025 5:21 pm
Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri
Bota

Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri

28 Tetor, 2025 5:02 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Para
Osmani nuk pranoi të drejtojë seancën, Mustafa: Nuk mund ta anashkalojmë

Vjosa Osmani shkarkohet nga çdo post në LDK

Shënohet viktima e pestë me koronavirus, një 49-vjeçar nga Tirana

Rezultonte i shëruar nga korona, 68-vjeçari vdes pasi del nga Infektivi

Ndërron jetë papritur regjisorja shqiptare

Politikani i njohur humbet të afërmin nga Covid-19: Bashkë që fëmijë
















TE FUNDIT

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
28 Tetor, 2025

Hungaria po kërkon të bashkojë forcat me Çekinë dhe Sllovakinë për të formuar një aleancë skeptike ndaj Ukrainës në BE....

Lexo më shumë

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
28 Tetor, 2025

Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar forcat izraelite të nisin sulme të menjëhershme dhe të fuqishme në Rripin e Gazës, duke...

Lexo më shumë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
28 Tetor, 2025

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë...

Lexo më shumë

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
28 Tetor, 2025

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka mbajtur fjalën e tij edhe ambasadori i BE në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com