Aktualitet

Çela në Kuvend: Vjedhja e pasurisë ka numrin më të lartë të veprave penale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:54 - 14/06/21 |
Opi Nion

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar ditën e sotme në parlament për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2020.

Çela ka sjellë shifra nga kallëzimet, procedimet, veprat penale më të shpeshta në Shqipëri, si dhe krahasimin e tyre në krahasim me një vit më parë.

Sipas  Prokurorit të Përgjithshëm prokuroria ka trajtuar gjatë këtij viti mbi 58 mijë materiale kallëzimi, teksa numrin më të lartë të veprave penale e mbajnë vjedhjet e pasurisë.

“Mbi 44 mijë procedime penale. Në 2020 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria e Tiranës e ndjekur nga Prokuroria e Durrësit dhe ajo e Elbasanit. 78.24% e procedimeve penale i përkasin krimeve.

Vjedhja e pasurisë përbën numrin më të lartë të veprave penale, ulje me 10% në krahasim me një vit më parë.  Veprat penale të kanosjes mbi 90 të pushuara”, tha ndër të tjera Çela.

Pas