Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çekia nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë nga nafta ruse

2023/05/23 at 5:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çekia nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë nga nafta ruse

Kompania shtetërore çeke e energjisë, Mero, njoftoi më 23 maj se ka nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë së shtetit nga nafta ruse, mbi një vit pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Mero do të financojë me 73 milionë dollarë zgjerimin e naftësjellësit Transalpin (TAL) që furnizon me naftë Evropën qendrore përmes portit italian në Triestë.

Kapaciteti i Republikës Çeke në TAL, me këtë marrëveshje, do të dyfishohet dhe do të arrijë deri në 8 milionë tonë naftë në vit, duke nisur nga viti 2025.

“Kjo marrëveshje është e ardhmja jonë, do të na ndajë nga Rusia pas 60 vjetëve të gjata, dhe do të na ndihmojë të arrijmë pavarësinë, lirinë dhe sovranitetin në furnizimet me energji”, tha shefi ekzekutiv i Mero-s, Jaroslav Pantucek.

Çekia, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, me një popullsi prej 10.5 milionë banorësh, më herët gjatë këtij viti ka ndërprerë furnizimet me gaz rus.

Dy rafineri në Republikën Çeke vitin e kaluar kishin pranuar 7.4 milionë tonë naftë dhe 56 për qind e naftës kishte ardhur nga Rusia përmes tubacionit Druzhba.

BE-ja në maj të vitit të kaluar vendosi ndalesa për shumicën e importeve të naftës ruse, për shkak të luftës së Moskës ndaj Ukrainës. Megjithatë, nga sanksionet nuk u prek tubacioni Druzhba.

Kryeministri çek, Petr Fiala, tha se mospërfshirja e këtij tubacioni në sanksione, i dha kohë Pragës që të negocionte marrëveshjen me TAL-in.

Ai lavdëroi marrëveshjen e re, të cilën e quajti “një hap të madh për pavarësinë tonë energjetike nga Rusia”.

I iniciuar më 1967, tubacioni TAL është në pronësi të një konsorciumi të përbërë nga tetë kompani të naftës, ku përfshihen Shell, EMI dhe ExxonMobile.

TAL transporton naftë nga Italia për në jug të Gjermanisë, prej ku më pas nafta dërgohet në Republikën Çeke dhe Austri përmes tubacioneve të tjera.

Ju sugjerojmë

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira
Bota

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

23 Janar, 2026 9:52 am
Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri
Aktualitet

Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri

23 Janar, 2026 8:47 am
“Nottingham Post”: Britanikët zgjedhin Ksamilin, “Maldivet e Evropës”
Aktualitet

“Nottingham Post”: Britanikët zgjedhin Ksamilin, “Maldivet e Evropës”

23 Janar, 2026 8:45 am
Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado
Aktualitet

Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado

23 Janar, 2026 8:42 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 23 janar 2026

23 Janar, 2026 8:37 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 23 janar 2026

23 Janar, 2026 8:37 am
Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
-U tha në Opinion

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

22 Janar, 2026 10:24 pm
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
-U tha në Opinion

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar, 2026 9:48 pm
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
-U tha në Opinion

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

22 Janar, 2026 9:44 pm
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar, 2026 9:19 pm
Para
Inteligjenca Artificiale krijon foton e një sulmi në Pentagon, bien aksionet në bursa

Inteligjenca Artificiale krijon foton e një sulmi në Pentagon, bien aksionet në bursa

“Ka qenë betejë e vështirë”, Rama në Lezhë: Qytetarët zgjodhën punën duke votuar PS

"Ka qenë betejë e vështirë", Rama në Lezhë: Qytetarët zgjodhën punën duke votuar PS

Shqipëri/ Emigrimi i mjekëve, studiuesit: Fenomeni në rritje

Shqipëri/ Emigrimi i mjekëve, studiuesit: Fenomeni në rritje

TE FUNDIT

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira
23 Janar, 2026

Pesë orë diskutuan krerët e qeverive dhe shteteve të BE: Tema kryesore e diskutimit ishte trazirat e ditëve të fundit dhe...

Lexo më shumë

Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri

Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri
23 Janar, 2026

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në rrjetet e saj sociale pamjet nga vizita në Shqipëri....

Lexo më shumë

“Nottingham Post”: Britanikët zgjedhin Ksamilin, “Maldivet e Evropës”

“Nottingham Post”: Britanikët zgjedhin Ksamilin, “Maldivet e Evropës”
23 Janar, 2026

Turistët që kërkojnë destinacione mahnitëse dhe me diell këtë verë, mund të marrin në konsideratë udhëtimin përtej pikave tradicionale turistike...

Lexo më shumë

Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado

Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado
23 Janar, 2026

Veliaj padit institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com