Aktualitet

Çekaj dhe Pjetri improvizuan litar me çarçafë për tu arratisur,dalin fotot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 09/08/21 |
Opi Nion

Opinion.al ka siguruar fotografitë ku shfaqen litarët e realizuar nga dy të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët u përpoqën të arratiseshin nga burgu 313 ditën e djeshme.

Çekaj dhe Pjetri improvizuan një litar disa metra të gjatë, sikurse shihet në pamje, me të cilin zbritën nga zona e sigurisë së lartë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës. Gjatë momentit kur Çekaj dhe Pjetri do të largoheshin, një i paraburgosur ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbim shëndetësor.

Ata shfrytëzuan këtë moment për tu hedhur nga zona e ajrimit mirëpo u kapën nga gardianët e tjerë. Gjatë tentativës për tu arratisur Çekaj dhe Pjetri kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Aktualisht dy të burgosurit ndodhen në izolim./Opinion.al

Pas