Faktet jo të sakta rreth alternativave pa tym përhapin informacione të gabuara që prekin edhe të rriturit që mund të përfitonin prej tyre. Ato që vihet re se ngatërrohen më shpesh janë cigaret elektronike dhe pajisjet me ngrohje. Sigurisht që të dyja janë pjesë e të njëjtës bashkësi, pra alternativave që nuk emetojnë tymin që shkakton djegia e cigares. Por për të kuptuar më mirë diferencat mes tyre lexoni me kujdes faktet e shkurtra më poshtë.
Ndryshimi i parë
Cigaret elektronike janë aparatura të vogla të cilat punojnë duke përdorur një lëng të përbërë nga nikotina, alkool tretës dhe shije e shtuar artificialisht. Bateria elektronike e avullon këtë lëng duke lejuar përthithjen e nikotinës së përqendruar. Nëse i krahasojmë me pajisjet me ngrohje, ndryshimi i parë lidhet me faktin që këto të fundit ngrohin fijet e duhanit. Pra, kjo teknologji nuk lejon nisjen e procesit të djegies, duke shmangur kështu çlirimin e rreth 6000 substancave të dëmshme të tymit dhe zëvendësimin e tij me aerosol.
Ndryshimi i dytë
Të dy këto produkte përdorin nikotinën, por ndryshimi thelbësor qëndron tek lloji i këtij elementi. Tek cigaret elektronike nikotina është e përpunuar dhe në formën e lëngshme të saj. Pra, nikotina në sajë të proceseve kimike bashkohet me përbërësit e tjerë të lëngëzuar duke iu shtuar edhe aroma e shija përkatëse. E ndërkohë tek pajisjet me ngrohje, nikotina është natyrale, duke qenë se përdoren direkt fijet e bimës së duhanit.
Ndryshimi i tretë
E vetmja pikë e ngjashme mes këtyre dy alternativave është se djegia nuk përfshihet. Duke shmangur këtë hap, cigaret elektronike dhe pajisjet me ngrohje, nuk emëtojnë tym dhe nuk krijojnë hi.