Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’duhet të dimë për vaksinën ndaj Covid-19 të AstraZeneca?

2021/03/12 at 9:18 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ç’duhet të dimë për vaksinën ndaj Covid-19 të AstraZeneca?

Vaksina e AstraZeneca u vlerësua për efektin, koston e avantazhet për t‘u ruajtur lehtë. Por po shfaqen dyshime lidhur me efikasitetin e saj. Disa vende kanë shqetësime serioze, madje kanë ndalur përkohësisht vaksinimin.


Pse Danimarka dhe Norvegjia kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca?

Ministria daneze e Shëndetësisë njoftoi të enjten (11.03) se do të ndërpresë për momentin përdorimin e vaksinës së AstraZeneca. Kjo vjen pas “raporteve të mpiksjeve të rënda të gjakut tek njerëzit e vaksinuar me vaksinën AstraZeneca”, tha ministria në një deklaratë. “Ne kemi nevojë për sqarime përpara se të vazhdojmë të përdorim vaksinën nga AstraZeneca,” tha Søren Brostrøm, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shëndetësor danez, i cili këshillon dhe punon me Ministrinë e Shëndetësisë. Norvegjia ka ndjekur shembullin si rezultat i ngjarjes në Danimarkë. Shqetësimet pas rasteve të vdekjeve pas vaksinës janë rritur ditët e fundit, megjithëse ende nuk është provuar, nëse ato kanë lidhje me vaksinimin. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) gjithashtu po analizon vaksinën e AstraZeneca pas njoftimeve për mpiksje të rënda të gjakut. (E akt. Ndërkohë edhe Islanda e Rumania kanë pezulluar dhënien e vaksinës, kurse Italia e Austria ndaluan vaksinat e një furnizimi të caktuar, shkruan ZEIT online. Gjermania nuk e ka ndalur dhënien e vaksinës, por Instituti gjerman Paul Ehrlich po verifikon shqetësimet lidhur me Astra Zenecan.)

DW rreth disa pyetjeve që shtrohen për vaksinën e AstraZeneca.

Sa efektive është vaksina e AstraZeneca kundër variantit të Afrikës së Jugut të COVID-19?

Një provë me 2.000 njerëz në Afrikën e Jugut zbuloi se vaksina e AstraZeneca siguronte “mbrojtje minimale” kundër rasteve të lehta dhe të moderuara të variantit B.1.351, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut. Ky variant po shkakton shumicën e infeksioneve brenda vendit.

Askush nga njerëzit në testim nuk vdiq, u sëmur rëndë apo iu desh të shtrohej në spital. Efikasiteti kundër rasteve të rënda që dalin nga varianti B.1.351 nuk u vlerësua në studim sepse pjesëmarrësit ishin në rrezik më të ulët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca edhe nëse variante të ndryshme janë të pranishme në një vend. “Aktiviteti i antitrupave neutralizues është ekuivalent me atë të vaksinave të tjera COVID-19 që kanë demonstruar aktivitet kundër rasteve më të rënda, veçanërisht kur intervali i vaksinimit optimizohet në 8-12 javë,” raportoi AstraZeneca.

Vaksina AstraZeneca do të sigurojë ende një mbrojtje kundër variantit B.1.351, sepse antitrupat e krijuar pas vaksinimit do të njohin pjesë të variantit të virusit dhe do t’i bllokojnë ato, tha për DW Sarah Pitt, një lektore kryesore në Universitetin e Brighton dhe pjesmarrëse në Institutin Britanik të Shkencave Biomjekësore.

Pse vaksina e AstraZeneca nuk është aq efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut?

Vaksinat COVID-19 që janë aprovuar për përdorim e bëjnë trupin të prodhojë antitrupa kundër proteinave “spike” të versionit origjinal të koronavirusit. Por tani antitrupat janë duke luftuar kundër viruseve që nuk e njohin plotësisht formën e proteinave.

Kjo do të thotë që asnjë antitrup nuk bashkohet me pjesën e ndryshuar të proteinës, dhe virusi ende mund të ngjitet në një qelizë njerëzore. Por antitrupat do të bllokojnë pjesët e virusit që ai i njeh, kështu që akoma ofron një mbrojtje.

Një studim i vaksinës Moderna zbuloi se ishte pak më pak efektive ndaj variantit B.1.351, por nivelet neutralizuese ishin gjithsesi mbi ato që pritej të ishin mbrojtëse. Një studim i vaksinës BioNTech-Pfizer gjithashtu zbuloi se vaksina ishte pak më pak efektive ndaj variantit B.1.351.

Çfarë po bën AstraZeneca për të adresuar variantin e Afrikës së Jugut?

Kreu i grupit kërkimor të Oksfordit, Sarah Gilbert, i tha BBC se vaksina duhet të mbrojë kundër varianteve të rënda. Por në të njëjtën kohë, ajo tha se zhvilluesit po punojnë për një vaksinë të modifikuar për të luftuar variantin e Afrikës së Jugut. Kjo ka të ngjarë të jetë gati në vjeshtë, tha ajo.

Sa efektive është vaksina e AstraZeneca kundër varianteve të tjera të virusit?

Vaksina e AstraZeneca është zbuluar të jetë 76% efektive kundër koronavirusit origjinal pas dozës së parë. Kur jepet një dozë e dytë, 12 javë ose më shumë pas dozës së parë, efikasiteti rritet në 82%. Vaksina gjithashtu është zbuluar se zvogëlon kohëzgjatjen e ngarkesës virale, e cila mund të ngadalësojë transmetimin e virusit.

Një studim i vaksinës së AstraZeneca kundër variantit B.1.1.7, i raportuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se efikasiteti ishte i ngjashëm me efikasitetin  kundër virusit origjinal.

A duhet të merrni vaksinën e AstraZeneca nëse ju ofrohet?

OBSH ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat e moshës 18 vjeç e lart, edhe nëse ekzistojnë variante të koronavirusit, sipas rekomandimeve të përkohshme.

Edhe nëse merrni një nga variantet e virusit që u gjet për herë të parë në Afrikën e Jugut (i njohur si B.1.351 ose 501Y.V2), Mbretërinë e Bashkuar (B1.1.1.7) ose Brazil (P.1), vaksina e AstraZeneca do t’ju mbrojë. Kjo sepse të gjitha këto janë variante të llojit origjinal të koronavirusit, për luftimin e të cilit është zhvilluar vaksina. Nuk do të jetë në gjendje të njohë pjesët që kanë mutuar, por do të jetë në gjendje të njohë pjesën tjetër.

A është e sigurt vaksina e AstraZeneca për përdorim nga të gjitha moshat?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit nga mosha 18 vjeç e lart, duke pfshirë edhe ata që janë 65 vjeç e lart. “Duke marrë parasysh tërësinë e provave të disponueshme, OBSH e rekomandon vaksinën për përdorim edhe për persona të moshës 65 vjeç e lart,” shkroi OBSH në rekomandimet e tij të përkohshme për vaksinën AstraZeneca.kan

Agjencia Evropiane e Barnave gjithashtu ka raportuar se vaksina e AstraZeneca mund të përdoret për të parandaluar sëmundjen tek njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.

Komisioni i vaksinave në Gjermani, STIKO, e hoqi vendimin që AstraZeneca t’u jepet vetëm njerëzve të moshës 64 vjeç e poshtë. Tani ajo mund të jepet edhe për më të moshuarit. Më parë Komisioni kishte përmenduar si arsye mungesën e të dhënave në lidhje me efektivitetin e vaksinës për njerëzit e moshuar.

Shumica e pjesëmarrësve në studimet e AstraZeneca kanë qenë midis 18 dhe 55 vjeç. AstraZeneca tha në shkrimin e rezultateve të veta, se “efikasiteti i vaksinës në grupmoshat më të vjetra nuk mund të vlerësohej”.

Kush po i prodhon vaksinat e AstraZeneca?

Vaksina është duke u zhvilluar dhe prodhuar nga një ekip nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike Britanike-Suedeze AstraZeneca. Ekipi hulumtues përfshin shkencëtarë nga Instituti Jenner dhe Grupi i Vaksinave të Oksfordit.

Çfarë lloj vaksine është AstraZeneca dhe si funksionon?

Vaksina e AstraZeneca nuk është një vaksinë mRNA si Moderna dhe BioNTech-Pfizer, por një vaksinë e virusit vektor. Ajo përdor si mekanizëm transporti i një virusi të zakonshëm dhe të padëmshëm që gjendet tek shimpanzetë. Vaksina transporton proteinën sipërfaqësore të SARS-CoV-2 në qelizat njerëzore, ku shkakton një përgjigje imune kundër koronavirusit.

Përse është kaq tërheqëse vaksina e AstraZeneca?

Ndryshe nga vaksinat BioNTech-Pfizer dhe Moderna, AstraZeneca nuk ka pse të ruhet në temperatura të ulëta. Vaksina mund të ruhet, transportohet dhe trajtohet në temperatura normale të ftohjes (2-8 gradë Celsius / 36-46 gradë Fahrenheit) për të paktën gjashtë muaj.

Sipas AstraZeneca, zinxhiri i thjeshtë i furnizimit të vaksinës dhe zotimi pa fitim do ta bëjë atë më të volitshëm, por çmimi i saktë i një doze të vaksinës AstraZeneca nuk është i qartë.

AstraZeneca dhe BioNTech-Pfizer kanë bërë marrëveshje me COVAX, një iniciativë globale që synon shpërndarjen e vaksinave me kosto të ulët në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në një tweet i cili tashmë është fshirë, sekretarja e shtetit belg Eva De Bleeker publikoi çmimet e supozuara të BE-së për dozë: 15€ (18 dollarë) për Moderna, 12€ për BioNTech-Pfizer dhe 1.78 € për AstraZeneca./DW

Etiketa: AstraZenecacovid-19Vaksina


Ju sugjerojmë

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
Rajoni

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

17 Gusht, 2025 10:46 pm
Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
Bota

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

17 Gusht, 2025 10:28 pm
Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
Bota

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

17 Gusht, 2025 10:19 pm
Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
Bota

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

17 Gusht, 2025 9:33 pm
Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
Aktualitet

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

17 Gusht, 2025 8:55 pm
Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
Aktualitet

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

17 Gusht, 2025 8:31 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

17 Gusht, 2025 8:08 pm
Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit
Aktualitet

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

17 Gusht, 2025 7:51 pm
Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Rajoni

Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

17 Gusht, 2025 7:29 pm
Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit
Aktualitet

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

17 Gusht, 2025 7:12 pm
Para
Tritol makinës, zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Muça

Tritol makinës, zbardhet dëshmia e prokurorit Arjan Muça

Tubimi për pritjen e Bashës në Kavajë, policia procedon 24 persona

Tubimi për pritjen e Bashës në Kavajë, policia procedon 24 persona

Tritoli në makinë, merret në mbrojtje familja e prokurorit Arjan Muça

Tritoli në makinë, merret në mbrojtje familja e prokurorit Arjan Muça
















TE FUNDIT

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
17 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sot një kërcënim drejt studentëve të revoltuar që me protesta po kundërshtojnë politikat...

Lexo më shumë

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
17 Gusht, 2025

Bolivianët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhje që mund të shënojnë një kthesë të rëndësishme politike, duke i...

Lexo më shumë

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
17 Gusht, 2025

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha...

Lexo më shumë

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
17 Gusht, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com