Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’duhet të dimë për linë e majmunëve? Nga mënyrat e infektimit, simptomat e rastet e vdekjeve

2024/08/20 at 4:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ç’duhet të dimë për linë e majmunëve? Nga mënyrat e infektimit, simptomat e rastet e vdekjeve

Përhapja e shpejtë e një lloji të ri virulent të virusit “mpox” në të gjithë Afrikën bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë të shpallë Emergjencën e Shëndetit Publik javëne shkuar.

Por çfarë është ky virus, nga erdhi dhe si mund të përballet bota me këtë kërcënim të ri, kur kemi vetëm pak vite që kemi dalë nga pandemia e koronavirusit?

Këto janë disa nga gjërat kryesore që duhet të dini sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

ÇFARË ËSHTË LIJA MAJMUNËVE?

E njohur më parë si lija e majmunit, sëmundja virale mund të përhapet mes njerëzve, kryesisht përmes kontaktit të ngushtë, dhe herë pas here nga mjedisi te njerëzit përmes objekteve dhe sipërfaqeve që janë prekur nga një person me “linë m”.

Besohet se kjo li është shfaqur fillimisht në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 1970, por sipas OBSH-së, u neglizhua.

Endemike në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, sëmundja infektive më vonë shkaktoi një shpërthim global të rasteve në vitin 2022, duke e detyruar OBSH-në të shpallte Emergjencën e Shëndetit Publik në korrik.

Pas një sërë konsultimesh me ekspertë globalë, OBSH ka filluar të përdorë një term të ri, “mpox”/ “lija m”,  si sinonim për linë e majmunëve.

CILAT JANE SIMPTOMAT

Simptomat e zakonshme të “mpox” përfshijnë skuqje të trupit që zgjat dy deri në katër javë, e cila mund të fillojë ose të pasohet nga ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, mungesë energjish si dhe fryrje të nyjeve limfatike.

Skuqja, e cila kthehet në flluska, mund të prekë fytyrën, pëllëmbët e duarve, shputat e këmbëve, ijët, organet gjenitale dhe/ose anale, gojën, fytin ose sytë. Numri i plagëve mund të variojë nga një në disa mijëra.

Njerëzit me “mpox” konsiderohen infektues të paktën derisa të gjitha flluskat në trupin e tyre të kenë kore dhe një shtresë e re e lëkurës të jetë formuar poshtë dhe të gjitha lezionet në sy dhe në trup janë shëruar.

Zakonisht, që një i sëmurë të arrijë në këtë stad, duhen dy deri në katër javë. Raportet tregojnë se njerëzit mund të ri-infektohen pasi ta kentë kaluar “linë m”.

Njerëzit me sëmundshmëri të rëndë mund të kërkojë shtrimin në spital, kujdesin mbështetës dhe ilaçe antivirale për të zvogëluar ashpërsinë e lezioneve dhe për të shkurtuar kohën e rikuperimit.

SI SHPËRNDAHET LIJA M?

Njeriu me njeriun: Prekja, seksi dhe të folurit ose frymëmarrja pranë dikujt me “mpox” mund të përhapë grimca të infektuara, por nevojiten më shumë kërkime për mënyrën se si përhapet virusi gjatë përhapjes së epidemive në mjedise dhe kushte të ndryshme, thotë OBSH, raporton televizioni A2 CNN.

Ajo që shkencëtarët dinë është se është gjithashtu e mundur që virusi të jetojë për ca kohë në veshje, krevat, peshqirë, objekte, pajisje elektronike dhe sipërfaqe që janë prekur nga një person të infektuar.

Dikush tjetër që është në kontakt me këto sende mund të infektohet pa larë më parë duart para se të prek sytë, hundën dhe gojën.

Virusi gjithashtu mund të përhapet gjatë shtatzënisë tek fetusi, gjatë ose pas lindjes nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë, ose nga një prind me “mpox” tek një foshnjë ose fëmijë gjatë kontaktit të ngushtë.

Njerëzit te kafshët: Meqenëse shumë lloje të kafshëve dihet se janë të ndjeshme ndaj virusit, ekziston mundësia e përhapjes së virusit nga njerëzit te kafshët në mjedise të ndryshme.

Kafshët tek njerëzit: Dikush që bie në kontakt fizik me një kafshë që mbart virusin, si p.sh. disa lloje majmunësh, ose një brejtës tokësor si ketri, mund të zhvillojë gjithashtu mpox.

Një ekspozim i tillë mund të ndodhë përmes pickimeve ose gërvishtjeve, ose gjatë aktiviteteve të tilla si gjuetia, heqja e lëkurës, kapja ose përgatitja e një vakti. Virusi gjithashtu mund të merret përmes ngrënies së mishit të kontaminuar i cili nuk është gatuar plotësisht.

MUND TË  SHKAKTOJË LIJA M, VDEKJEN?

Po, për një pakicë të vogël. Midis 0.1 për qind dhe 10 për qind e njerëzve që janë infektuar me “mpox”, kanë vdekur.

KA VAKSINA KUNDËR KËSAJ LIJE?

Agjencia shëndetësore e OKB-së rekomandon disa vaksina për përdorim kundër mpox. Sidoqoftë, vaksinimi masiv, i cili u shfaq gjatë pandemisë globale COVID-19, aktualisht nuk rekomandohet.

Aktualisht, OBSH rekomandon përdorimin e vaksinave MVA-BN ose LC16, ose vaksinën ACAM2000 kur të tjerat nuk janë të disponueshme.

Sipas OBSH-së, vetëm njerëzit që janë në rrezik të ekspozimit ndaj mpox duhet të konsiderohen për vaksinim.

Udhëtarët që mund të jenë në rrezik bazuar në një vlerësim individual të rrezikut me ofruesin e tyre të kujdesit shëndetësor, mund të dëshirojnë të marrin në konsideratë vaksinimin.

Ju sugjerojmë

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV
Bota

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV

18 Maj, 2025 10:33 am
Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën

18 Maj, 2025 10:12 am
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

SPAK i sekuestroi telefonin Elvis Rroshit/Policia: Iu gjetën listë zgjedhësish dhe…

18 Maj, 2025 9:54 am
Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës
Rajoni

Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

18 Maj, 2025 9:42 am
Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht
Aktualitet

Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht

18 Maj, 2025 9:28 am
Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak

18 Maj, 2025 9:10 am
“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti
Aktualitet

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 Maj, 2025 8:56 am
Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën
Bota

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

18 Maj, 2025 8:50 am
VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur
Bota

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur

18 Maj, 2025 8:40 am
Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë

18 Maj, 2025 8:34 am
Para
Ligjvënësit ukrainas miratojnë ligjin që ndalon grupet fetare të lidhura me Kishën në Rusi

Ligjvënësit ukrainas miratojnë ligjin që ndalon grupet fetare të lidhura me Kishën në Rusi

Pagat e prapambetura, Mbappe padit PSG-në për 55 milionë euro

Pagat e prapambetura, Mbappe padit PSG-në për 55 milionë euro

Agjencitë e zbulimit: Irani përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj ekipit të ish-Presidentit Trump

Agjencitë e zbulimit: Irani përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj ekipit të ish-Presidentit Trump

TE FUNDIT

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV
18 Maj, 2025

Sot do të mbahet në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV do të kryesojë sot meshën për fillimin e...

Lexo më shumë

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën
18 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i cili u zhvillua më 16 maj, ku...

Lexo më shumë

SPAK i sekuestroi telefonin Elvis Rroshit/Policia: Iu gjetën listë zgjedhësish dhe…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
18 Maj, 2025

Policia ka zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke ushtruar kontroll fizik në banesat e 5...

Lexo më shumë

Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës
18 Maj, 2025

Nga lavdërimi deri te dekorimi dhe shpallja shenjtorë. Ka shumë shembuj të një qasjeje të tillë të Kishës Ortodokse Serbe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com