Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’duhet bërë pas skandalit Tahiri

2017/11/07 at 11:33 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Protesta e opozitës, Fatos Lubonja: “Nuk pashë revoltë popullore”

NGA FATOS LUBONJA


Tashmë, pas skandalit shumëdimensional Tahiri, është shumë e lehtë për këdo të kuptojë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë kohës së qeverisjes Rama. Por është shumë më e vështirë të ndërtohet një projekt i daljes nga kjo situatë. Për ta shpjeguar sa më shkurt çfarë ka ndodhur e për të dalë në disa propozimet se çfarë duhet bërë, do t’i referohem metaforës me ndërtesën trekatëshe dhe bodrumin që kam përdorur para disa kohësh për të përshkruar strukturën e pushtetit në Shqipëri. Sipas kësaj metafore në katin e parë qëndron biznesi oligarkik, i të pasuruarve gjatë viteve, duke korruptuar pushtetin politik. Në katin e dytë qëndron struktura mediatike e ndërtuar nga një pjesë e këtyre oligarkëve, si dhe e sponsorizuar nga një pjesë tjetër. Në katin e tretë qëndron politika, zyrat e pushtetit të maxhorancës dhe opozitës, si dhe disa dhoma të lidhura me këto zyra, ku më të rëndësishmet janë ato të drejtësisë dhe të shoqërisë civile. E lashë për në fund bodrumin e ndërtesës që popullohet nga krimi i organizuar dhe çorganizuar.

Bodrumi dhe të tre këta kate, prej kohësh, kanë ndërtuar lidhje simbiotike me njëri-tjetrin nëpërmjet një ashensori dhe shkallëve që i lidhin lart-poshtë, poshtë-lart. Një herë në tetë vjet ka pasur ndërrim zyrash në katin e tretë ku maxhoranca ka shkuar në zyrat e opozitës dhe opozita në zyrat e maxhorancës, ndërkohë që katet poshtë thjesht janë rritur e forcuar.

Cili është përkeqësimi dramatik që ka sjellë qeverisja e Rilindjes? Për shkak të vetë prirjes së këtij sistemi, të pakësimit të parave të ligjshme që ka hedhur në qarkullim emigracioni, si dhe politika nëpërmjet borxheve të jashtme, ashtu sikurse edhe për shkak se në krye të qeverisë ka ardhur një njeri që nuk njeh asnjë skrupull moral për të arritur qëllimet e veta, Rilindja ia hapi portat bodrumit si asnjëherë më parë. Kështu forcimi i lidhjes së bodrumit me pushtetin bëri që të vihet në krye të Ministrisë së Brendshme një bandit i lidhur ngushtë me një bandë të rrezikshme trafikimi droge si Tahiri që ka vënë, pastaj, krejt strukturat e policinë në shërbim të trafikimit. Kur ke parasysh edhe futjen e një numri kriminelësh në Parlament, si dhe në krye të disa bashkive të vendit, bëhet e qartë se kjo është një strategji kapjeje dhe mbajtjeje pushteti e menduar me gjakftohtësi kriminale.

Më duket e tepërt të flas për pasojat dhe dëmet e pariparueshme që na ka sjellë ky sistem pushteti. Njerëzit që duan të ikin nga ky vend me çdo mjet dhe kriminelët që vrasin njëri-tjetrin përditë nëpër rrugët e Shqipërisë janë shfaqjet më ekstreme dhe më të dukshme. Mes këtyre ekstremeve qëndron një masë e madhe njerëzish gjithnjë e më e dorëzuar, depersonalizuar e më bashkëpunëtore me këtë mafie në pushtet, që të kujton nënshtrimin ndaj regjimit të kaluar.

Por falë faktit se Shqipëria është gjithsesi shumë më e lidhur me botën se në atë kohë, me gjithë izolimin propagandistik që ka bërë Rama duke blerë gazetarë dhe diplomatë të huaj, skandali Tahiri që erdhi nga Italia, ka hedhur së fundmi një rreze që na ndriçoi e na bëri të kujtojmë fjalët e Falcones: “Mafia nuk është e pamposhtshme, ajo është një produkt njerëzor dhe si çdo produkt njerëzor ka një fillim dhe do të ketë edhe një fund”. Sot po flitet për fundin e pashmangshëm të kësaj mënyre qeverisjeje. Opozita që dukej e destinuar t’i bënte thjesht fasadën demokratike kësaj mafieje në pushtet, u bë sërish aktive.

Por loja nuk është mbyllur dhe këtu madje, para nesh, ngrihet një çështje e madhe. Edhe sikur të mjaftojë denoncimi i këtij realiteti, që tashmë çdokush e ka të qartë, për të hequr qafe këtë qeveri; edhe sikur të mjaftojë sqarimi i të huajve për ta kryer këtë, a mjafton kaq për të luftuar të keqen që na ka pllakosur? Sipas meje jo. Gjykoj se problemi i problemeve është se si të ndërtohet alternativa e besueshme që duhet të zëvendësojë këtë qeveri, që sipas meje do të thotë ndërtimi i projektit se si do të shkatërrohet ngrehina trekatëshe e pushtetit që përshkrova, në mënyrë që secili prej kateve të saj të funksionojë i ndarë si pushtet nga njëri-tjetri në vendin që i takon në një demokraci.

Nuk pretendoj të bëj me këtë shkrim një program, por po hedh vetëm disa pika që më duken kyçe.

TRANSFORMIMI I POLITIKËS

E para gjë që duhet programuar është shkatërrimi i shkallëve dhe ashensorit që lidh katet e politikës me katet e poshtme të ndërtesës kriminale. Për këtë duhet ndryshimi i njerëzve që udhëheqin politikën dhe ardhja e atyre që kanë vullnetin politik për t’i ndërprerë këto lidhje kriminale.

Një politikë e çliruar nga këto lidhje do të ndihmonte kryerjen e shkatërrimeve dhe zhvendosjeve të tjera. Partitë opozitare më duket se shqetësohen pak për këtë gjë. Duket se të njëjtët protagonistë, që dje kanë qenë të lidhur me bodrumin dhe katet e tjera, sot kanë marrë tashmë rolin e denonciatorit me synim rotacionin në katin e tretë.

SHKATËRRIMI I KRIMIT TË ORGANIZUAR

Po të izolohen njerëzit e bodrumit nga politika, çka nënkupton mbrojtjen që ajo u ka dhënë, mundësinë për të investuar paratë e pista, lidhjet me policinë etj., është shumë më e lehtë që ata të çohen atje ku e kanë vendin: në burg. A po mendon kush se si duhet të kryhet ky izolim?

TRANSFORMIMI I EKONOMISË

Kjo është sfida më e vështirë, duke pasur parasysh ndërthurjet e narkoekonomisë së bodrumit me ekonominë e korrupsionit të oligarkëve të katit të parë, ashtu sikurse edhe me ekonomia e shëndoshë. Kjo sfidë duhet të njohë programimin e dy planeve të veprimit: Njëri plan është pikërisht ai i ndarjes së ekonomive kriminale nga ekonomitë e shëndosha duke luftuar të parat dhe duke u dhënë mbështetje këtyre të dytave. Plani tjetër është programimi i transformimit të ekonomisë korruptive dhe monopoliste të oligarkëve, që nuk mund të bëjnë biznes pa favoret dhe bashkëpunimin me politikën apo pa keqpërdorimin e mediave, në një ekonomi ku suksesin apo mbijetesën e siguron gara në një treg vërtet të lirë.

Sigurisht kjo nënkupton edhe ndryshimin e krejt politikave të stimulimit të ekonomisë, transformimin e saj nga një ekonomi i riciklimit të parave të pista e përqendruar kryesisht në ndërtime dhe çimentifikime në një ekonomi të qëndrueshme të bazuar mbi punën e ndershme.

TRANSFORMIMI I MEDIAVE

Transformimi i ekonomisë vështirë se mund të kryhet pa transformimin e mediave që funksionojnë për t’u shërbyer oligarkëve dhe shtetit mafioz të kapur prej tyre në media që i shërbejnë publikut. Sikur të mos kishte qenë vullneti i mbrapshtë i klasës politike, që i ka keqpërdorur mediat private në bashkëpunim me pronarët oligarkë për qëllime keqinformimi dhe manipulimi të publikut (kampioni i kësaj ka qenë pikërisht Edi Rama), shumë syresh nuk do të ekzistonin sepse nuk do të ishin në treg. Po ashtu edhe televizioni publik nuk do të keqpërdorej nga pushteti. Projekti i transformimit të mediave, që nuk ndërtohet dot pa vullnetin e mirë politik, duhet të parashikojë ndërtimin e një televizioni vërtet publik që nuk kontrollohet nga qeveria dhe futjen e privatëve në konkurrencë të ndershme për t’i mbijetuar tregut.

NDARJA E DREJTËSISË MË VETE

Ka ardhur koha më në fund që zyrat e drejtësisë të dalin në një ndërtesë më vete pa lidhje me paradhomat e politikës. Kuptohet se një drejtësi e tillë nuk mund të ndërtohet pa mbështetjen dhe kontrollin e mediave vërtet të lira e në shërbim të publikut dhe pa mbështetjen dhe kontrollin e një shoqërie civile të pakapur nga pushteti sikurse është kjo që kemi. Pikërisht për këtë duhet urgjentisht të mendohet edhe për ndarjen e zyrave të shoqërisë civile nga zyrat e pushteti. Detyra e opozitës dhe e çdo opozitari, krahas denoncimit, informimit për çka po ndodh dhe mbështetjes së prokurorisë për të thelluar hetimet mbi kapjen e shtetit nga krimi sot, është edhe hartimi i një projekti të tillë të besueshëm.

Nëse mbetemi te denoncimi dhe te pritja e ndërhyrjes së të huajve kundër kësaj qeverie, ka shumë gjasa që të asistojmë thjesht në kryerjen e rotacionit të radhës në katin e tretë, duke mbetur përsëri viktima të banorëve të bodrumit dhe të kateve të kateve të poshtme të së njëjtës ndërtesë kriminale të -pushtetit që përshkrova. / Panorama

Etiketa: fatos lubonjamafiatahiri


Ju sugjerojmë

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
-Jetë dhe Stil

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

16 Gusht, 2025 10:38 pm
Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
Te Fundit

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

16 Gusht, 2025 9:48 pm
Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
Bota

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

16 Gusht, 2025 9:33 pm
“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz
Aktualitet

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

16 Gusht, 2025 8:44 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt

16 Gusht, 2025 8:21 pm
Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë
Aktualitet

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16 Gusht, 2025 7:46 pm
Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë
Bota

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

16 Gusht, 2025 7:28 pm
12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës
Aktualitet

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

16 Gusht, 2025 6:49 pm
Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies
Rajoni

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16 Gusht, 2025 6:32 pm
Para
Lagështia në rrugë, aksident i rëndë në Shkodër

Lagështia në rrugë, aksident i rëndë në Shkodër

Kokainë dhe heroinë, kapen dy shpërndarës në Tiranë

Kokainë dhe heroinë, kapen dy shpërndarës në Tiranë

Video/ Pas fjalëve “të ndyra”, Rama sqaron çështjen e gjuhës 

Rama: Kazani helmon opinionin publik, por lufta me krimin s’është lojë
















TE FUNDIT

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura
16 Gusht, 2025

Aplikacioni i ChatGPT po kujdeset mirë për të ardhurat. Që prej daljes së tij në maj 2023 për pajisjet iOS...

Lexo më shumë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
16 Gusht, 2025

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër më të preferuarit sidomos nga turistët...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo
16 Gusht, 2025

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Sipas televizionit ANSA , mësohet se Baudo u nda nga jeta mbrëmjen...

Lexo më shumë

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin
16 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do të fluturojë për në Uashington të hënën, nën presionin e fortë të SHBA-së për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com