Ajri i ndotur kërcënon gjithnjë e më shumë shëndetin.
Sipas OBSH prej tij çdo vit vdesin më shumë se tre milionë vetë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara (OBSH) ka dhënë alarmin.
Në Gjenevë ajo paraqiti një studim për ndotjen e ajrit dhe bëri të ditur: ajri i ndotur dëmton shëndetin e njerëzve, para së gjithash në qytete, raporton BW.
Më shumë se 80 përqind e banorëve të qyteteve në botë janë të ekspozuar ndaj një koncentrimi të rrezikshëm të substancave të dëmshme.
Çdo vit për këtë arsye vdesin më shumë se tre milionë vetë nga pasojat e ajrit të ndotur, për shembull për shkak të hemoragjisë cerebrale, infarktit të zemrës ose kancerit të mushkërive.