Kryeministri Edi Rama ka komentuar daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialistë duke u shprehur se faturohen si faje apo e metë e PS-së.
Por kreu i qeverisë theksoi se pa Partinë Socialiste drejtësia nuk do të çlirohej, sipas tij, nga kthetrat e pushtetit politik dhe të vepronte pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.
“Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS”, tha kryeministri.