Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çdo 15 minuta, në botë ndodh një vrasje nga armët e vogla të zjarrit”

2020/02/08 at 8:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Çdo 15 minuta, në botë ndodh një vrasje nga armët e vogla të zjarrit”

Çdo 15 minuta shkaktohet një vrasje e dhunshme në botë për shkak të përdorimit të armëve të vogla të zjarrit. 1 miliardë armë të vogla dhe armatime të lehta janë shpërndarë nëpër botë, që nga pushkët, pistoletat, automatikët. Këshilli i Sigurimit të OKB diskutoi këtë javë për kontrollin mbi to, një çështje me të cilën ka filluar vetë të merret shumë vonë, më 2007 për herë të parë, kur u pa që mungesa e kontrollit ka efekte negative shumë të mëdha mbi çështjet e sigurisë. Kontrolli mbi armët e vogla nuk ka koniunkturë në shumë vende, që e shohin zotërimin e armëve të vogla si çështje personale.


Izumi Nakamitsu, përfaqësuesja e lartë e OKB për çështjet e çarmatimit, prezantoi raportin dyvjeçar të Sekretarit të Përgjithshëm, i cili thotë se grumbullimi, transferimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe armatimeve të lehta vazhdon të ndezë, mbajë dhe zgjerojë konfliktet e armatosura. Armët e vogla dhe armatimet e lehta janë mjeti kryesor i konflikteve të armatosura dhe akteve të dhunës. Sipas Nakamitsus, “armët e vogla janë përdorur në 50 përqind të vrasjeve të dhunshme të kryera në botë nga viti 2010 deri më 2015”. Që nga Amerika në Afrikë, në Europën Jugore, asnjë vend nuk është imun nga sfidat që dalin prej qarkullimit ilegal të armëve të vogla. Ato mbeten armë që zgjidhen si të tilla në konfliktet midis shteteve, në terrorizëm, nga krimi i organizuar, në luftën e bandave.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm përmend planin strategjik të përpiluar më 2018, nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të gjetur deri më 2024 një zgjidhje të qëndrueshme në zotërimin ilegal, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla, armatimeve të lehta dhe municioneve të tyre. “Nëse zbatohet me efektivitet ai do të arrijë reduktim të dukshëm të rrymave ilegale të armëve të vogla dhe armëve ilegale”, thotë raporti. Sipas raportit plani merret me çështjet kritike si përgjigjet e legjislacionit, policisë, drejtësisë kriminale ndaj trafikimit të armëve të zjarrit, çështjeve të edukimit, grumbullimit, shkatërrimit fizik dhe inventarizimit. “Duke patur parasysh natyrën ndërkufitare të trafikimit ilegal të armëve, plani ka si synim të krijojë një kuadër për forcimin e bashkëpunimit rajonal,” thuhet në raport, ku shtohet se kjo nismë rajonale mund të përdoret si model për rajonet e tjera.

Armët e vogla në Ballkan

6 milionë armë të vogla kanë mbetur në qarkullim në Ballkan që nga koha e luftërave. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përpiluar tashmë planet kombëtare për të luftuar shitjen ilegale të armëve. Ministri gjerman i Jashtëm, Heiko Maas mblodhi në Berlin në fund të muajit janar kolegët nga vendet e Ballkanit perëndimor, për të parë deri ku është shkuar në planet për të luftuar trafikimin. 16 milionë euro janë dhënë për organizatat joqeveritare, programet e OKB si ai për zhvillim PNUD dhe OSBE-së. Gjermania ka ndihmuar në specializimin e 1500 oficerëve të policisë kufitare në Bosnjë Hercegovinë, në parandalimin e kontrobandës së armëve. Kjo pritet të bëhet edhe në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Damien Spleeters, zëvendësdrejtor i Conflict Armament Research, një organizate që ndjek gjurmët e armëve tha në Këshillin e Sigurimit se komuniteti ndërkombëtar kërkon të vendosë kontrollin mbi tregtinë konvencionale të armëve, në mënyrë që të zvogëlojë diversitetin e tyre. “Po mungesa e raporteve të detajuara e pengon këtë,” shtoi ai. Raportet nuk japin informacione për identifikimin e armëve dhe origjinën e prodhimit, duke i penguar kështu investigimet. Prandaj organizata e tij mbledh informacione “në fushën e betejës”. Më 2016 ekipi i tij gjeti në Irak armë që kishin përfunduar në duart e IS dhe ishin prodhuar vetëm dy muaj më parë në Europë. /DW



Ju sugjerojmë

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

11 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
Kryesore

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

11 Dhjetor, 2025 1:39 pm
Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
Aktualitet

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie

11 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale

11 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale
Aktualitet

Gara e SPAK, Musabelliu flet për kërcënimet që ka marrë nga grupet kriminale

11 Dhjetor, 2025 12:54 pm
30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit
Kryesore

30 vjet Prokurime Publike, Rama: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit

11 Dhjetor, 2025 11:46 am
I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka
Kronikë

I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka

11 Dhjetor, 2025 11:43 am
Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues
Aktualitet

Kreu i ri i SPAK, si do të zgjidhet kandidati fitues

11 Dhjetor, 2025 11:08 am
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën
Aktualitet

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Pas Xholit, Doloreza Musabelliu prezanton platformën

11 Dhjetor, 2025 11:06 am
“Nëse vij në zyrën tënde për çështje…”/ Xholi anëtares së KLP:Do të sajdisja me kafe
Aktualitet

“Nëse vij në zyrën tënde për çështje…”/ Xholi anëtares së KLP:Do të sajdisja me kafe

11 Dhjetor, 2025 10:42 am
Para
SHBA / Dy kandidatë për presidentë kundër financimit nga miliarderët

SHBA / Dy kandidatë për presidentë kundër financimit nga miliarderët

Zhupa: Prokuroria si vegël për të mbyllur debatin publik

PD: Kënga e Tiranës për 100-vjetor është e vjedhur

Ushtari vrau 20 persona, policia mësyn qendrën tregtare ku është fshehur

Ushtari vrau 20 persona, policia mësyn qendrën tregtare ku është fshehur
















TE FUNDIT

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania
11 Dhjetor, 2025

Kroacia nënshkroi një marrëveshje sot me Gjermaninë për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej...

Lexo më shumë

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve

Berisha: Ku e keni Ramën? Ai dhe Balluku kanë frikë të dalin përpara qytetarëve
11 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj akuzave të Taulant Ballës, i cili tha se Berisha në kohën kur ishte...

Lexo më shumë

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie

Në garë për kreun e SPAK, Gokaj: Do ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie
11 Dhjetor, 2025

Kandidati për kreun e SPAK, Elvin Gokaj prezantoi para anëtarëve të KLP platformën e tij për drejtimin e SPAK. “I...

Lexo më shumë

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe BE kundër Paqes Fiskale
11 Dhjetor, 2025

Bashkimi Europian shprehet kundër projektligjit që është futur sot në rendin e ditës në Parlament për Paqen Fiskale. Në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com