Bota

CDC: Mos përdorni maska me valvul, nuk i pengojnë grimcat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:56 - 11/08/20 |
Opi Nion

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) ka përditësuar së fundi informacionet lidhur me përdorimin e maskave. Ajo  këshillon amerikanët të mos përdorin maska që nuk janë efektive ndaj Covid 19.

“Qëllimi i maskave është të ndalojnë që spërklat të mbërrijnë nga një person në tjetrin përmes ajrit. Maskat me valvul ventilimi në një drejtim lejojnë që ajri brenda tyre të dalë jashtë përmes materialit. Kjo mund të lejojë që grimcat që kanë dalë jashtë të arrijnë tek persona të tjerë dhe të shpërndajnë COVID-19 virus,” citon agjencia në udhëzimet e saj.

“Për këtë arsye, CDC nuk rekomandon përdorimin e maskës nëse ato kanë një valvul dalëse apo ventilim. Edhe pse ka një ide që çdo lloj maske është më mirë se sa asnjë, nuk është aspak e dobishme, kur dikush e vendos një maskë gabim dhe as nuk e kupton këtë që po bën. Këto orientime të CDC janë të dobishme për njerëzit”, tha  për Fox News, Dr. John Whyte, drejtuesi mjekësor i faqes të shëndetit, WebMD./Opinion.al

 

Pas