Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, ka fshirë një postim në Twitter ku shprehej se ai ishte homoseksual, ndërsa ka thënë se llogaria e tij ishte hakuar.
Casillas shkroi në Twitter në spanjisht: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”, përpara se ish-shoku i tij i skuadrës në Spanjë, Carlos Puyol të përgjigjej: “Është koha për të treguar historinë tonë”.
Sipas BBC, postimi qëndroi për më shumë se një orë online, përpara se të fshihej.
Casillas më vonë shkroi po në Twitter: “Llogaria është hakuar. Për fat të mirë gjithçka në rregull. Kërkoj ndjesë për të gjithë ndjekësit e mi. Sigurisht, edhe më shumë falje për komunitetin LGBT”.
Casillas u nda nga gruaja e tij Sara Carbonero marsin e kaluar. Ata kanë dy fëmijë.